Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me mësuesit e kryeqytetit ndërsa ka prezantuar platformën e qverisë për rritjen profesionale të tyre.
Në fjalën e tij nga ambientet e “Shkollës së Kuqe” Rama tha se mësuesit kanë bërë maksimumin për edukimin e nxënësve edhe pse punojnë në kushte dramatike.
“Trajnimi i mësuesve është i nevojshëm për të mbushur boshllëqet. Ne po përgatitemi edhe për reformimin e drejtorive arsimore, që do të jenë katër në nivel republike, të ndara në 4 rajon. Kjo sipas një harte që ne e kemi ndërtuar mbi rajonet në sensin e zhvillimit ekonomik dhe sociale. Roli i tyre do të ndryshojë tërësisht ku zyrat e Drejtorive Arsimore nuk do të jenë më vende ku bëhen emërime dhe shkarkime” – tha Rama ndër të tjera. /JavaNews/b.d











