Kryeministri Edi Rama ka çelur sot punimet e Asamblesë Kombëtare të PS në Pallatin e Kongreseve.
Ai u shpreh se për herë të parë në historië e vendit u konfirmua një forcë politike për një mandate të tretë qeverisës. Rama theksoi se 8 vite më parë socialistët erdhën në pushtet nga këmbëngulja.
“Fitorja për një mandate të tretë ka qenë fitorja jonë më e vështirë” – tha ai.
Më herët kryeministri konfirmoi në rrjetet sociale se sot pritet edhe shpallja e kabinetit të ri qeverisës.
“Ndezim sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm; secili e secila dhe të gjithë së bashku, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhmes” – shkruan Rama.
/a.r