◾Ka nisur punën Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili mblidhet këtë të shtunë për herë të katërt në harkun kohor të një viti.
◾Sali Berisha tha gjatë një prononcimi të shkurtët për mediat se dita e sotme është e një rëndësie të madhe “pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”.
◾Rreth 1800 delegatë do të zgjedhin ditën e sotme Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
◾Gjithsej në podium do të marrin fjalën 20 persona. Mes tyre pritet të jetë edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Përveç saj, pjesëmarrjen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe Arben Imami, Fatbardh Kadilli, Rudina Hajdari si dhe Myslim Murrizi.
◾Topalli tha gjatë një prononcimi për mediat se bashkimi i partisë duhet të bëhet mbi vlerat dhe qytetarëve duhet t’u jepet një opozitë e vërtetë.
◾Kuvendi pritet që të votojë edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD.
◾Punimet e Kuvendit Kombëtar zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
/a.r











