Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, Rithemelimi nuk ka humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.
Ndërkohë që në nisjen e mbledhjes për konstituimin e komisionit, kryetarja Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin Plarent Ndreca.
“Koncesionet që do shqyrtojmë arrijnë vlerën në mbi 200 milionë Euro. Në këndvështrimin tonë nuk është vepër shpërdorimi detyre, por korrupsion në nivele të larta”, tha Albana Vokshi.
Kurse Ndreca kërkoi nga kryetarja që të mos bënte deklarata partiake pa proceduar më parë me konstituimin e komisionit dhe të mos paragjykonte punën e komisionit.
MBLEDHJA LIVE: