• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Manastirliu: Hapësira moderne për rreth 3700 studentë

by A R
25/03/2024 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka inspektuar një ndër investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë, projektin e ndërtimit të Godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT). Ky projekt vihet në zbatim në kuadër të Paktit për Universitetin, duke synuar të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatshme për rreth 3700 studentë.

Projekti, parashikon ndërtimin e një kompleksi ndërtesash dhe për zbatimin e këtij projekti, që pritet të përfundojë në vitin 2026, janë angazhuar personeli akademik dhe studentët e UPT.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër ecurinë e zbatimit të këtij projekti madhor, theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap të rëndësishëm për të avancuar standardet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët.

Ajo vuri në dukje se kjo investim publik jo vetëm që përmirëson infrastrukturën edukative, por edhe hap rrugën për rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar.

“Fakultetit të Arkitekturës dhe atij të Ndërtimit, brenda vitit 2026 do të kenë shtëpinë e tyre të re që është pikërisht Korpusi i Universiteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës që do të jetë me parametra evropianë, një tjetër xhevahir që i shtohet kolanës së investimeve në arsimin e lartë ku ne jemi duke ecur me ritme të shpejta. Vetëm për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastrukturës së arsimit të lartë është 1.5 miliard lekë. Ky është një buxhet i cili synon që të optimizojë standardet e edukimit për arsimin e lartë”, tha Manastirliu.

Ndërtesa e re do të jetë një shtëpi e re për studentët, e pajisur me mjediset e nevojshme si sallat e leksioneve, laboratorët, bibliotekat dhe hapësirat rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës.

Ministrja tha gjithashtu se “bashkë me investimet në arsimin e lartë prioritet është dhe bashkëpunimi mes universiteteve dhe pushtetit vendor duke hapur rrugën për realizimin e projekteve të përbashkëta që synojnë të përfitojnë komunitetet në të gjithë vendin. Ky hap i ri do të lejojë bashkitë dhe autoritetet lokale të përfitojnë nga ekspertiza akademike dhe shkencore që ofrojnë universitetet, në një gamë të gjerë projektesh që nga investimet e infrastrukturës deri te rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe trajnimet e specializuara”.

“Të krijojmë mundësinë që edhe pushteti lokal edhe bashkitë të përfitojnë nga bashkëpunimi me universitetet. Përpos institucioneve qendrore edhe ato lokale do të kenë mundësinë që në Universitetet tona të marrin ekspertizën e nevojshme të bëjnë projekte në kuadër të investimeve të ndryshme. Ne jemi shumë të prirur që ta zgjerojmë këtë bazë të partneritetit me universitetin duke i krijuar mundësi universitetit të zgjerohet edhe në hapësira të tjera të pa hulumtuara më parë, që do t’i japë universitetit një tjetër mbështetje, për rritjen e investimeve brenda tyre, për burimet njerëzore por edhe për të rritur interesin e kërkuesve të rinj shkencorë, edhe të studentëve në mënyrë që universitetet tona të jenë sa më afër atij dimensioni evropian që ne duam”, theksoi  Manastirliu.

Përveç kësaj, ministrja u ndal edhe te rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të marrëdhënieve me universitetet prestigjioze evropiane, duke nxitur zhvillimin e programeve të përbashkëta që do të sjellin standarde më të larta dhe do të rrisin interesin e të rinjve për të studiuar në Shqipëri.

Kjo, sipas Manastirliut, pritet të ofrojë një mbështetje të re për universitetet shqiptare, duke i bërë ato më të afërta me dimensionin evropian të cilin synojnë të arrijnë, dhe duke rritur investimet si në infrastrukturë ashtu edhe në burimet njerëzore, për të përballuar sfidat e sotme dhe të ardhmes në një botë gjithnjë e më të globalizuar.
/a.r
Next Post
Bombardimet e NATO-s 25 vite më parë, Rusia e Serbia duan seancë në OKB: U shkel ligji ndërkombëtar

Bombardimet e NATO-s 25 vite më parë, Rusia e Serbia duan seancë në OKB: U shkel ligji ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Nga humbja e besimit te Besa

July 24, 2026
Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

July 24, 2026
Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

July 24, 2026
U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

July 24, 2026
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

July 24, 2026
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In