Partia Demokratike duket e bindur për ta prishur takimin elektoral të Edi Ramës në Shkodër.
Qindra militantë në drejtimin e kryebashkiakes Voltana Ademi, janë përplasur dhunshëm me Policinë e Shtetit në rrugë duke e sulmuar me mjete të forta.
Efektivët janë detyruar të përdorin gazin lotsjellës, ndërsa pritet që Rama të mbërrijë në Shkodër pas takimit në Vaun e Dejës.