• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

by A R
18/02/2026 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani shprehu mbështetjen e vendit të tij karshi Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE.

“Edhe për Italinë, Korridori 8 nuk është vetëm një zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, por është një zgjedhje politike sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane, është strategji për qeverinë italiane.

Ne do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të jeni pjesë e BE-së dhe jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe ashtu edhe për Ukrainën. Kjo është hsumë e rëndësishme.

Jemi në favor edhe Ukraina të jetë pjesë e BE-së, por përpara duhet të realizohet ribashkimi. Ju jeni europianë. Ky është një ribashkim, ashtu siç ka ndodhur më parë me Bullgarinë e Rumaninë, jeni vend europian ndaj është më mirë të flasim për ribashkim.

Më 30 mars një takim me grupin e miqve të Ballkanit, Korridori 8 është nismë politike për të mbështetur integrimin europian të rajonit.”, deklaroi Tajani.

Më tej ai shtoi se edhe në deklaratën e përbashkët që do të publikojnë sot pas këtij ministeriali, do të përçojnë këtë mesazh të fuqishëm, duke folur edhe për një potencial të jashtëzakonshëm për aktivitet mes Adriatikut dhe Ballkanit.

“Deklarata e përbashkët që do miratojmë, do të përçojë mesazh të fuqishëm politi., Korridori 8 është përparësi e përbashkët strategjike për ekonomitë tona. Jemi plotësisht të angazhuar për të hedhur hapa konkrete për realizimin e tij.

Korridori është thelbësor për tregtinë. Për Italinë tregtia është pak a shumë 40% e PBB sonë. Pra rritja e tregtisë tonë është e rëndësishme pasi objektivi ynë është të rrisim eksportet dhe për këtë do punojmë fort në këtë pjesë të Europës. Potenciali për aktivitet ekonomik mes Adriatikut dhe Ballkanit, është i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Zv.kryeministri italian shtoi gjithashtu se përfundimi i Korridorit VIII është objektiv kyç sigurie dhe një instrument për të forcuar shtyllën europiane të NATO-s.

Next Post
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon 'pengun' nga mbledhja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rihap procesin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

Gjykata Kushtetuese rihap procesin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In