• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

LIVE! Militantët e PD-LSI hedhin molotov ndaj Parlamentit, Rama: Zjarri dëmton vendin

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth dy orë pas nisjes së protestës, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes Twitter.Ai shkruan se zjarri nga militantët e PD-LSI i bën dëm veç Shqipërisë.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj!

Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm!” – shkruan Edi Rama mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë që përplasjet kanë rinisuar përpara Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarre dhe gurë ndaj forcave të rendit. Kjo e ka detyruar policinë që të përgjigjet duke hedhur gaz lotsjellës.

Mes turmës ka persona të maskuar, ndërsa policia ka rrethuar me gjemba parlamentin.

Ndërkohë policia ka parandaluar përhapjen e flakëve duke e lagur me ujë zonën përpara se të mbërrinin protestuesit.

***

Kryedemokrati Lulzim Basha është rikthyer përpara Kryeministrisë, ku militantët kanë vijuar ndriçimin përmes celularëve.

Ndërkohë në fasadën kryesore të kryeministrisë, janë shfaqur përmes një video projektori thirrje për largimin e qeverisë Rama.

***

Ka zgjatur vetëm një orë protesta e PD dhe LSI para Kryeministrisë, ndërsa militantët janë zhvendosur.

Duke përshkuar rrugën “Ismail Qemali” nuk kanë munguar as konfrontimet nga pas godinës së Këshillit të Ministrave.

Ata i kanë vënë flakën disa pemëve në lulishten e pasme si dhe godinës së ish-INIMAs.

***

Pas sulmit me bomba molotv ndaj policisë dhe godinave të Kryeministrisë e Kuvendit, ka reaguar edhe ministri Sandër Lleshaj.

Përmes Twitter, ministri i Punëve të Brendshme fton qytetarët të distancohen nga këto akte.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!” – shkruan Lleshaj.

***

Në orën 19:15 janë shënuar aktet e para të dhunës para Kryeministrisë.

Militantë të opozitës kanë sulmuar me bomba molotov kordonin e Policisë dhe godinën e Këshillit të Ministrave dhe Kryesisë së Kuvendit.

Raportohet për disa policë të plagosur ndërsa kordoni i sigurisë është çarë.

Protestuesit kaluan kordonin e policisë dhe i’u afruan derës së kryeministrisë, ndërkohë që njëri prej tyre rrezikoi jetën, pasi afër tij u hodh një bombë molotov, e rrobat e tij morën flakë.

Policia reagoi e hodhi gaz lotsjellës, e turma u shpërnda. Situata e tensionuar vazhdon.

***

Ndërsa ka nisur protesta e opozitës, ndërtesa e Kryeministrisë duket se është blinduar nga forca të shumta policie.

Vetë militantët e PD kanë hedhur kapsolla dhe tymuese që në oborrin e selisë blu, nga ku nisën edhe marshimin.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.

Drejt kryeministrisë janë hedhur edhe flakadanë e bojë.

Siç shihet edhe në foto, qindra policë janë bërë gardh pas kangjella të hekurit të vendosura që prej mbrëmjes së shkuar.

Rreth 1500 efektivë të policisë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë./i.h

Next Post
Dashamir Shehi nënshkruan koalicionin opozitar: Kjo është beteja jonë ndaj Rilindjes

Dash Shehi "trash" zërin: Ramën do e gjejë belaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In