• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! “O gore mbylle gojën ti, ke vrarë njerëz”, sherr mes Bardhit dhe Braçes në Parlament! Çuçi kërkesë Nikollës: Përjashtoje…

by A R
04/07/2024 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë nisi me një minutë heshtje për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare I cili u nda nga jeta më 1 korrik, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit, dy ditë më pas, më 3 korrik.

Me tensione ka nisur seanca e sotme parlamentare, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për emërimin si këshilltar një agjent rumun të shërbimeve sekrete. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Por teksa Bardhi mbante fjalim në foltoren e Kuvendit dhe bënte akuza ndaj Kryeministrit Rama, situata u tensionua teksa nga vendi ndërhyri deputeti i PS Erjon Braçe.

Bardhi iu kundërpërgjigj me tonë të ashpra.

“Gore ç’a ke, ç’a ke, ç’a ke? Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh kur jam unë duke folur. Ti mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar, ti vrave njerëz, vrave njeri në derën e SPAK-ut, ti vrave dje një qytetar atje në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote. Mbylle gojën. Ju ka sjellë ju këtu si dele e kujtoni se jemi të gjithë dele”, tha Gazment Bardhi.

Ndërkohë Bledi Çuçi kërkon përjashtimin e Bardhit.

Bledi Çuçi: Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që nuk është për një kryetar grupi. Duhet të përjashtohet!

Nikolla rrëzon kërkesën urgjente të opozitës për interpelancën me Ramën

Nikolla: Është kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit. Kërkesa për interpelancë nuk pranohet.  Argumentat i kam parashtruar në shkresën e përmendur më herët në baz të nenin m89 pika 3 e rregullores.

Bardhi: Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ty. Interpelanca nuk është mjet për debat politik por mjet për llogari dhënie. Kushtetuta që zotrote që je betuar mbi të, kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës për interpelancës. Një frikacak ka frik të japë shpjegime dhe llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Ka frikë të japë shpjegime për afera ku përfshihet. Ne kemi kërkuar interpelancë se ekzistojnë dokumente zyrtare që Rama ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete romune dhe këtu ka një shkelje dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive është li lidhur me trafikun e drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë. Nuk po e pyes nëse ka marrë fësta me kokainë se kjo është pjesë private të bëjë çtë dojë por unë dhe PD kemi të drejtë t’i kërkojmë llogari sesi është njohur me këtë elemënt të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për çfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj. Ti e keqciton, se nuk ke as koncepte.

***

DEBATET:

Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke

Braçe nuk dëgjohet

Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty Ti mos folfare zëdhëns i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jotë që nuk ndërhyni në kreditë e kqia

Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalin që përdori ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In