• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Mbetjet toksike, Rama i përgjigjet Bardhit: Goja e tellallit është hapur si dritarja 7-penxherëshe e katit të 8

by A R
12/09/2024 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë parashtrimit të interpelancës së sotme, Gazment Bardhi e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kreun e aktivitetit të transportit të mbetjeve të rrezikshme.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky është vazhdimi i helmimit të popullit përmes kanaleve të panumërta dixhitale.

“Telenovela e kësaj u shfaq bashkë me vrasjen e Pogradecit. Vetë raporti që i referoheni shprehet se ka dyshime, jo fakte apo prova. Teksa hetimet vazhdojne, goja e pangijshme e politikës ka gjetur fajtorët dhe ka ngritur akuzat. Dhe fajtor është regjimi me mua në krye. Kam kohë që nuk merrem me gojët e tellallëve të hapura si penxheret e katit të tetë” – tha Rama.

/a.r

LIVE:

“Jam këtu sot për t’ju përgjigjur një kërkese për interpelancë në shfrytëzim abuziv të rregullores dhe misionit të deputetit, pas një serie fletërrufesh të akuzave dhe fantazive malinje për të helmuar shqiptarët përmes kanarizimvee të panumërta të botës digjitale. E tillë është edhe kërkesa për këtë interpelancë. Burimi tjetër i kësaj telenovele që u shfaq paralelisht me ngjarjen e Pogradecit ku një i vrarë u bë mish i grirë për organizmin ripërtypës të tellallëve të politikës, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh. Vetë organizata joqeveritare ndërkombëtare shprehet se ka dyshime për mundësin që një sasi mallrash të nxjerra nga përpunimi industrial, janë mbetje të rrezikshme. Pra dyshime, asgjë e vërtetuae! Asnjë certIfikatë, asnjë provë e faktuar ende. Deri tani, vetëm dyshime.

Sidoqoftë, qysh në çastin e sinjalizimit agjencitë ligjzbatuese kanë nisur herimin në bashkëpunim me organet evropiane. Ndërkohë që OLAF vazhdon të hetojë goja e pangishme e urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët. Akuzat ekstreme dhe fajtorët kriminelë të regjimit imagjinar me mua në krye. Duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumë tellalëshe merret më mua, më është bërë si rregull një akuzë në javë. Unë kam kohë që nuk merrem si më parë me akuza…”

Teksa theksoi se organet kompetente po hetojnë mbi atë që deri më tani është veçse një dyshim, kreu i qeverisë shtoi se këto mallra në bazë të verifikimeve të kryera nuk rezultojnë të rrezikshme.

“Duke qenë se luhet jo me mua, por me nervat dhe ndjeshmërine e shqiptarëve që tani po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbejtesh të rrezikshme, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta. Pastaj vetëm hetimi mund të sjellë përgjigje përfundimtare. A është kryer eksport? Sipas të dhënave të bëra publikisht, në çdo deklaratë, dokument, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë, nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën nga laborati i BE. Mallrat e deklaruara janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve eruopiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes kontenierëve me reputacion. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE, ku askush nuk i ka penguar.  Nga verifikimet, mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit portuar dhe trasportit detar. Këto mallra nuk futen tek ato të rrezikshme. Në rastin më të mirë është alogjik, në më të keqin kemi të bëjmmë me një aludim osikopatologjik, i aluduar nga burimet ndotëse të Tiranës politike, apo mediatike.”

Next Post
Partnerë në jetë dhe në skenë, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha i japin fund martesës shumëvjeçare?

Partnerë në jetë dhe në skenë, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha i japin fund martesës shumëvjeçare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In