• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Servet Pëllumbi! Përcillet për në banesën e fundit ish-kreu i Kuvendit

by A R
06/05/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, është përcjellë sot për në banesën e fundit, mes nderimeve shtetërore dhe pjesëmarrjes së lartë të figurave politike, familjarëve dhe qytetarëve.

Ceremonia e homazheve u zhvillua në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku të pranishëm ishin edhe figura të larta të shtetit, si Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Pas homazheve që nisën në orën 09:30 dhe atyre zyrtare në orën 12:00, në orën 12:30 u mbajt ceremonia e përcjelljes sipas protokollit shtetëror. Kortezhi mortor u nis në orën 13:00 drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i tij.

Gjatë homazheve, personalitete të politikës shqiptare vlerësuan figurën dhe kontributin e Pëllumbit ndër vite.

Ish-deputeti socialist Arben Malaj u shpreh se: “Më ka inspiruar në jetë. Profesor Serveti ka lënë pas një trashëgimi të pasur, e para nga pikëpamja njerëzore, për thellësinë e mendimit për të majtën progresiste. Në politikën shqiptare nuk gjendet një i dytë as në të majtën dhe as në të djathtën që të ketë analizuar sfidat që ka vendi ndërmjet forcave politike dhe të ketë qenë inspirues për atë që duhet bërë më mirë.”

Ndërsa ish-deputeti Musa Ulqini e cilësoi atë si model parlamentarizmi: “Si deputet ishte shembulli i parlamentarit. Në kujtesën time, në vitet e gjata si deputet, do të mbetet si një nga kryetarët më të mençur, më seriozë të Kuvendit. Edhe në fund të jetës së tij ai la një gjurmë sepse publikoi gati 20 vepra, duke mbetur kështu një nga njerëzit më seriozë, më të mençur, një profesor i vërtetë.”

Deputeti socialist Erion Braçe theksoi ndikimin e tij tek brezat e rinj: “Mua dhe të tjerë si unë na priti, na mësoi, na edukoi dhe na rriti. Na mësoi mos të dorëzohemi asnjëherë për ato që janë bindje të drejta, ide të qarta. Për ne që kemi kaluar një pjesë të madhe me këta njerëz që kanë drejtuar Partinë Socialiste të Shqipërisë, nuk është e lehtë, është e vështirë. 35 vite janë një jetë e ndërtuar dhe e ndërtuar nga këta njerëz që kohë pas kohe po ndahen me ne.”

Nga ana tjetër, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, vlerësoi figurën e tij përtej bindjeve politike: “I dha dinjitet Kuvendit të Shqipërisë. Padyshim kundërshtar, por etik, që në çdo moment kishte parimet dhe principet e veta që ndoshta ishin të ndryshme nga ato që ne kishim, por një kryetar që përcillte dëshirën për të bërë atë që ishte më e mira për vendin e tij. Meriton respektin dhe nderimin jo vetëm të deputetëve, por të të gjithë qytetarëve shqiptarë.”

Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të spikatur në jetën politike dhe akademike të vendit, si një nga figurat më të rëndësishme të parlamentarizmit shqiptar.

Kush ishte Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi ka qenë një nga eksponentët kryesorë të së majtës shqiptare duke luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet politike përgjatë viteve të demokracisë.

Ai lindi më 14 dhjetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës dhe ka qenë figurë qendrore e politikës shqiptare, akademik dhe filozof, i cili shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Pëllumbi është vlerësuar si një nga personalitetet kryesore të Partisë Socialiste dhe shpesh cilësohej si “ideologu” i kësaj force politike, duke luajtur një rol kyç në transformimin e saj gjatë viteve ’90.

Përveç drejtimit të Parlamentit, ai ka shërbyer si deputet në disa legjislatura, duke përfaqësuar vendlindjen e tij, Korçën.

Servet Pëllumbi ishte profesor dhe doktor i shkencave filozofike.

Next Post
“Mocioni” ose: busti i Karl Marksit në zyrën e Servet Pëllumbit dhe busti i Kaçit

“Mocioni” ose: busti i Karl Marksit në zyrën e Servet Pëllumbit dhe busti i Kaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com