Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuan krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.
Një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.
Konferenca e Kryetarëve vendosi më herët që debatet për shkarkimin e Niko Peleshit të zgjasin 90 minuta. Seanca drejtohet nga nënkryetarja Klodiana Spahiu.











