• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Finalet’ për play-off e Botërorit, Sylvinho: S’është momenti për llogari, kundër Andorrës do jetë e vështirë

by Os De
07/11/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho, doli para medieve pasi bëri publike listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjeve të nëntorit, të cilat janë të fundit për këto kualifikuese. Për Grupin K të Kupës së Botës 2026, Shqipëria luan më 13 nëntor në Andorra dhe më 16 nëntor në Tiranë vjen Anglia, e cila është kualifikuar për në fazën finale. 

Tanët mbajnë vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut. 

Kuqezinjtë janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të një humbje të serbëve, kombinuar me një fitore në Andorra të Shqipërisë, do i dërgonte tanët në play-off. 

Fjala e Sylvinhos: 

“-Shohim në këtë listë që mungojnë Muçi dhe Gripshi, teksa është Nedim Bajrami dhe Broja që nuk kanë minuta? 

Për pak kohë bëhen tre vite që jam trajner i Kombëtares dhe jemi në një rrugë shumë të bukur, në lojë për të qenë në play-off. Nuk është momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100 përqind. Kemi 50 futbollistë që i ndjekim. Nedim Bajrami është ai që ka shënuar më shumë për ne, 7 gola, pastaj Asani me gjashtë. Bajrami nuk është i lumtur që nuk po merr minuta te Rangers. Por kjo nuk është hera e parë që kemi marrë futbollistë pa shumë minuta. 

-Golavarazhi, shanset dhe llogaritjet. Në Andorra duhet të fitojmë me shumë gola? 

Unë kam shumë respekt për Andorrën, do jetë shumë e vështirë. Barazuan me Letoninë dhe humbën me Serbinë në një ndeshje shumë të fortë. Andorra kishte mundësi të merrte pikë me Serbinë. Ata nuk ndalojnë. Nëse shohim që kanë pësuar shumë gola nga Anglia, do gabojmë. Ata luajnë shumë në mbrojtje dhe vënë shpirtin në fushë. 

Unë si trajner nuk bëj llogari në këto momente. Në fund të ndeshjes me Anglinë do flasim, unë dua të fitojmë ndeshjen e radhës. Në Andorra na pret një ndeshje më shumë se e vështirë. Ne kemi vetëm një humbje, me Anglinë, por sfida e radhës do jetë shumë e fortë.” 

Next Post
Gjykata Supreme: Pasaportat amerikane do të njohin vetëm 2 gjini, mashkull dhe femër

Gjykata Supreme: Pasaportat amerikane do të njohin vetëm 2 gjini, mashkull dhe femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In