• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO! Dhëndri në qeli, vetë ‘detyrim paraqitje’. Berisha sulmon familjen e Ramës dhe SPAK: Prokurorë mercenarë. Gruaja dhe thjeshtra jote…

by A R
21/10/2023 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha e ka nisur me rreth gjysmë ore vonesë konferencën për shtyp që paralajmëroi pas arrestimit të dhëndrit të tij.

Sot me urdhër të SPAK, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi ranë në prangat e policisë të akuzuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Vetë Berisha figuron me masën detyrim paraqitje dhe akuzohet për korrupsion pasiv dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Prej kohësh, ai ka deklaruar se familjarët e tij janë të pastër dhe të gatshëm të paraqiten në SPAK për t’u pyetur, të bindur se s’kanë shkelur asnjë ligj.

Por ja çfarë deklaron Sali Berisha sonte:

SALI BERISHA: Edi Rama i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij dhe aferat që s’ka drejtësi që e shpëton. Edi Rama ka humbur mandatin sipas Kushtetutës me tenderat që ka fituar burri i motrës së Linda Ramës, apo thjeshtra e tij Xhillari. Linda Rama s’është më deputet i Kuvendit de facto. Edi Rama pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht nga unë për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh. Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, duhet të lëviz nëpër Shqipëri. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhte kurrë pa vendimin e institucioneve përkatëse. Por prokuroria është seksion i Partisë Socialiste. Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash ndërsa dhëndri im është ndaluar në aeroport teksa priste të shoqen. Ndalohet pa u marrë asnjëherë në pyetje nga asnjë prokuror. Lidhur me akuzat deklaroj se janë pa asnjë bazë dhe sulme të ulta të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ai mendon se duke angazhuar prokurorinë kundër meje dhe familjes time në momentin që opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim, do mund të frenojë aksionin opozitar. Deklaroj para shqiptarëve se asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk do të mund të ndalojë betejën e opozitës gjer në fitoren e plotë të saj. Këto masa vetëm sa shumëfishojnë vendimin tonë në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në Parlament.

Next Post
North zbuloi padashje “live” se vuan nga një çrregullim, si ishte reagimi i Kim?

North zbuloi padashje “live” se vuan nga një çrregullim, si ishte reagimi i Kim?

Comments 4

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Sali Berisha duhet te futet ne burg,sepse ne 2007 Amerika i dha urdher Berishes te demontonte te gjith arsenalin ushtarak Shqiptare 1200 tanke Shqiptare 800 topa 500 raketa tok ajer dhe armet kimike dhe Sali Berisha e zbatoi urdherin Amerikan i demontoi te gjitha dhe tani Serbia cdo 2 muaj sjell ushtrine ne kufirin e Kosoves dhe Shqiperia eshte e pamundur te mbfoje Kosoven.Sali Berisha te na thote eshte agjent Amerikan apo eshte i paafte.po te ishte i paafte te jipte doreheqjen ne 2007

    Reply
  2. Janullica Beleris Mitsotakis Konstantina Vangjelis….u duhet thënë që filloi rradha e parë…. says:
    2 years ago

    O Mando, sikur je pak kontradiktor me vehten. Je si magazinë pa inventar.
    Duhej të thoshe, sa para fitoi Saliu privatisht, nga shkatërrimi i 1.350 tankeve, që sikur vetëm motorrët tu ishin përftuar, kush e di se sa para do të kishin shkuar në buxhetin e shtetit.

    Reply
  3. Anonymous says:
    2 years ago

    Duan ndarjen e Kosoves prandaj behen te gjitha keto.
    Albin Kurti nen presion nga gjitha anet ( nuk mund ta fusin ne burg se ka popullin dhe votat).
    Sali Berisha nen presion ( Non grata + ceshtje penale + PD e copetuar + manipulim dhe vjedhje votash)
    Edi Raman e lejne ne pushtet pasi ka peanuts skemen dhe si pjese e sake perdoren per te beer presione dhe kryer veprime ne kete drejtim dhe per kete qellim. Ne baze te skemes duhet ta firmos Albini dhe Berisha ta aprovoj dhe mbeshtes ndarjen. Keshtu te gjithe perfshihen e njollosen per tu theme ne fund qe ju e bete vete dhe per ti shantazhuar ne te ardhmen.
    Si thoshte Bolton ( pak a shume): Idene e ndarjes Kosoves nuk e kishim ne, erdhi nga ballkani!!!
    “Mishi te piqet dhe helli te mos digjet” e po ashtu,
    “Me mire MUT se i vogel”

    Reply
  4. Futja Kot says:
    2 years ago

    Albin Kurti nen presion nga gjitha anet ( nuk mund ta fusin ne burg se ka popullin dhe votat).
    Sali Berisha nen presion ( Non grata + ceshtje penale + PD e copetuar + manipulim dhe vjedhje votash)
    Edi Raman e lejne ne pushtet pasi ka pranuar skemen dhe si pjese e saj perdoret per te bere presione dhe kryer veprime ne kete drejtim dhe per kete qellim. Ne baze te skemes duhet ta firmos Albini dhe Berisha ta aprovoj dhe mbeshtes ndarjen. Keshtu te gjithe perfshihen e njollosen per tu theme ne fund qe ju e bete vete dhe per ti shantazhuar ne te ardhmen.
    Si thoshte Bolton ( pak a shume): Idene e ndarjes Kosoves nuk e kishim ne, erdhi nga ballkani!!!
    “Mishi te piqet dhe helli te mos digjet” e po ashtu,
    “Me mire MUT se i vogel”

    Reply

Leave a Reply to Futja Kot Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In