Ish agjenti i KGB-së Alexander Litvinenko u vra me urdhër të Putin pasi ky i fundit kishte akuzuar Presidentin rus si një pedofil aktiv që pëlqenë fëmijë të vegjël, ku për provë ishte dhe kjo foto.
Dhe në fakt, kjo akuzë e Litvinenko-s erdhi disa javë përpara se dy vrasës me pagesë të fusnin në çajin e tij polonium radioaktiv, në vitin 2006, në një hotel të Londrës ku dhe ai qëndronte. Atë vit ish agjenti humbi jeten.
Ish agjenti i KGB-së i cili ju bashkua më pas shërbimit sekret britani MI6 shkruante në një artikull të tij: Ai (Putin) është një pedofil. Ai u gjunjëzua, ngriti bluzën e djalit të vogël dhe e puthi atë në bark. Askush nuk mund ta kuptojë se përse Presidenti rus mund të puthë barkun e një fëmijë të panjohur.
Madje Litvinenko, shkruan Daily Mail kishte “kërcënuar” Putin duke pretenduar se kishte një video ku tregohet sesi Putin abuzon me fëmijë të vegjël.