• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Litari si burim frymëzimi

by Java News
23/07/2015 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Nuk dëshiroj të bëj replikë në lidhje me shkrimin e Ermir Hoxhës te faqja elektroniketesheshi.com, “Budallenjtë na qenkan dhe vrasës!”, edhe pse dikur së bashku me Ermirin shpotisnim Mustafa Nanon dhe Fatos Lubonjën që i shkruanin letra shoqi-shoqit në gazetë. Megjithatë, në këtë shkrim Ermiri ka çelur një debat tashmë të vjetër në Shqipëri, atë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Fotografia që ka mbetur në kujtesën e tij dhe timen është shkrepur nga Armando Babani në 25 qershor 1992, në qendër të Fierit. Dy vëllezër, Josif dhe Dritëbardh Çuko, vranë më 29 maj të atij viti anëtarët e familjes Puto, me qëllim grabitjeje. Mes viktimave ishte një foshnje tetëmuajshe. Vrasësit u prangosën shumë shpejt, dhe gjyqi ndaj tyre zgjati vetëm 24 ditë. U varën në qendër të qytetit, dhe dekikën e Babanit e plasim në faqe të parë sa herë ka krime monstruoze në këtë vend.

Sot, kur e shoh atë foto, mendoj se është dëshmi e një shoqërie postprimitive. Spektakli që ka dhuruar gjykata në këtë rast është shenjë e mentalitetit diktatorial, që dëshmon një shoqëri fisnore, e cila merr vendime të rrufeshme, pasi ka frikë të shohë plagët që i janë majisur në trup. E di që nuk jam popullor me këtë këndvështrim, por nuk mendoj se dënimi me vdekje zgjidh ndonjë hall të madh për sa u përket ngjarjeve kriminale të tipit Sarandë apo të turistëve çekë. Filozofia se frika e ruan vreshtin, mua personalisht më tremb. Sa herë që shteti është munduar të vendoset nëpërmjet dhunës së ligjit, dhe frikës si metodë edukuese, ka dështuar, dhe qëllimin nuk e ka arritur.

Unë e shoh ndryshe çështjen. Rastin e cubave të Kurbinit, që i morën jetën një marangozi të shkretë në Sarandë, do e përshkruaja tëpkë si Ermiri, ama do të thoja që ata nuk janë vetëm kriminelë të sëmurë, por janë po ashtu bijtë e një shoqërie tejet agresive, e cila ka një kod nderi, në mos të çuditshëm, tribal. Në Shqipëri mungon edukimi. Shkolla nuk hyn në busullën tonë. Në kohën e diktaturës është folur për një sistem të mirorganizuar, por edhe atëherë pedagogjia e Makarenkos i jepte udhë drurit, sa veç këtu mund të gjesh prindër që i thonë mësuesit a mësueses se, edhe po ia lëshove një dackë, mirë i bën fëmijës. Shkolla është arenë dhune, bulizmi, ndërsa edukimi mbetet një sfidë, që nuk është për t’u konceptuar si pikë programi e një qeverie, por si detyrë brezash. Ende nuk ia kemi nisur. Ministria e Arsimit në çerek shekulli ka vrarë mendjen për shkollat e larta, por kurrë nuk paraqiti një projekt të shkollës bazë.

Fëmijët që ulen në banka vijnë kryesisht në familje ku autoriteti i babës është absolut, ku kërcet huri, ku varfëria ka mbjellë farën e vesit dhe dhunës tek gratë e tek të miturit. Gjyshërit, prindërit janë hajna, janë trafikantë, janë të pabesë. Ky është tharmi edukativ që përcjellin tek të rinjtë, bijtë, nipërit. Kronika e zezë në Perëndim rrëfen se sa të egër janë tutorët shqiptarë, trafikantët, njerëzit që kontrollojnë edhe territoret e lavazheve. Në Shqipëri përciptas po të them që has në rrugë arrogancën e horrit dhe i hap udhë. Sa herë na ndodh kur vozisim që, nëse nuk e kalon menjëherë cakun sa ndizet e gjelbra, dikush të parakalon me vrull dhe të rrezikon jetën, të çan trapin duke i rënë borisë. Grindesh me të? Jo, sepse kllufi mund të ketë hekur në kroskot, dhe ikën për dhjamë qeni. Ky është modeli që përcjellin etërit e Kombit në Kuvend. Çele televizorin dhe dëgjo si shahen, fyhen, akuzohen. A ka gjë më të frikshme se dëshmitë e parisë në prokurori për Tom Doshin? Ne vetë, që mbahemi për pak më sqimatarë, sa herë kemi rënë në vulgun e mërisë dhe kemi lëshuar publikisht aguridhe të tmerrshme?

Ata që vranë marangozin e gjorë të Sarandës janë pjellë e këtij sistemi dhune që është kapilar, ndaj, si t’i varësh në shesh a t’ua këpusësh kokën në gijotinë, të tjerë do nisen e do bëjnë pesë orë rrugë për të hequr qafe dikë që i ka thënë dikujt, “pse më sheh?”. Besoj që heqja e dënimit me vdekje ka qenë vendim shumë i shëndetshëm. Por dështimi ynë si shoqëri në edukim, në përballjen me Zotin, në mënyrën e të jetuarit si mision, nuk mund të na çojë te sakica, sepse jetën nuk na e dha robi, që të na e marrë po robi!

 

Next Post

MMSR firmos marreveshjen me Italianë për kurse profesionale në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In