Ka nisur seanca e Kuvendit ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është thirrur nga një grup deputetësh opozitarë në interpelancë.
Ishte i pari deputeti Korab Lita ka parashtruar interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me kriminalitetin në vend.
Lita e pyeti ministrin për rezultati i OFL duke hedhur akuza se u krijua për presione për grupet kriminale që te jenë për zgjedhje.
“Pas ardhjes së PS, u organizua operacioni i madh kundër Lazaratit. Lufta u fitua nga policia, dhe përfundoi edhe me një dëshmor, Ibrahim Bashën që dha jetën në luftë kundër lëndëve narkotike. Jam krenar që jam nga zona ku ishte banor ose qytetar, oficeri. Por nga ana tjetër duke parë gjendjen më pas, unë nganjëherë ia mendoj ” a ia vlejti jeta e oficerit duke parë se Shqipëria u shndërrua në një Lazarat të tërë?” Z.Ministër, cili është rezultati i luftës ndaj kanabisit? Si është situata me vrasjet dhe vjedhjet? Cili është rezultati i OFL? A po katandisen këto operacione në mjete presione për grupet kriminale që ti mbani për zgjedhje? Cfarë mund të na thuash për Illyrian Guard?”, deklaroi Lita.
g.kosovari