• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Listat e zgjedhësve në Durrës, nisin hetimet për shtim të 2800 emrave fiktivë

by
13/06/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për listën e zgjedhësve në qytetin bregdetar pas dyshimeve se listat e zgjedhësve janë shtuar fiktivisht me 2800 banorë.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike, rreth dy javë më parë, ku PD hodhi dyshimet për shtim fiktiv të rreth 2800 personave, nga qytete të ndryshme në listën e votuesve për zgjedhjet lokale të qershorit 2015.

Po ashtu, bëhet e ditur se e njëjta gjë është konstatuar edhe në një raport nga auditi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nisur nga këto dyshime, organi i Akuzës në Durrës vendosi të nisë hetimet për të verifikuar dyshimet e pretenduara në kallëzim dhe në raport.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se, “Prokuroria e Durrësit ka dërguar rreth 600 fletë­thirrje në kuadër të këtij procedimi, nga të cilat janë pyetur rreth 60 persona banues në zonën e Plazhit, kryesisht ata që pretendohet që kanë dhënë me qera ambjente dhe shtëpi për shtetas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nga pyetja e këtyre personave, rezulton se ata nuk kanë dhënë shtëpi apo ambjente banimi me qera. Ndërkohë që hetimet po vijojnë, u krijuan dyshime të arsyeshme nga pyetja e këtyre personave se kontratat e qerasë janë fiktive”. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit kërkoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës “pezullim nga detyra” për shtetasit Alfred Dhuli, drejtor i ndërmarrjes komunale të Plazhit, Bashkia Durrës dhe I. A., notere në Durrës, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “fallsifikimit të dokumentave nga personat që kanë për detyrë t’i hartojnë ato. “Kjo kërkesë e Prokurorisë u pranua nga gjykata. Në argumentat e saj, Prokuroria kërkonte caktimin e masës, për faktin se kontratat e qerasë për 2800 personat, të dyshuara si fiktive, ishin nënshkruar nga drejtori Dhuli, të noterizuara nga noterja Aleksi. Gjithashtu, në vijim të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e listës së regjistrimit të këtyre personave në Regjistrin e Gjendjes Civile të Bashkisë Durrës. Kërkesa për sekuestrimin e kësaj liste është pranuar sërish nga gjykata. Në këto kushte, këta persona, nëse nuk janë regjistruar në listën e votuesve, nuk duhet të regjistrohen në Durrës.Por, në momentin që është bërë kallëzimi dhe ka nisur hetimi, 2800 personat e regjistruar fiktivisht ishin të përfshirë në listat e votuesve të qytetit Durrës dhe për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit i ka dërguar njoftim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr nga lista e votuesve, si edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’i hequr nga lista e banorëve të qytetit Durrës”,­thekson prokuroria.

Next Post

Cana i thotë lamtumirë Evropës, ja ku do luajë sezonin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In