• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e plota/ Si është kapur me votat e opozitës kupola e drejtësisë shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Në këto ditë debatesh të forta për sistemin e drejtësisë, fati i paketës kushtetuese të reformës duket sikur lëkundet në harkun e disa orëve, nga votimi i sigurtë, tek bllokimi i pashpresë. Janë humore që lëvizin me shpejtësi, kryesisht për shkak të rezistencës që po bën opozita shqiptare, për të çeduar nga ndarja e vendeve në organet e reja të drejtësisë, sipas skemës “KQZ”. Një format i cili ka sjellë sherre dhe konflikte në tryezën e zgjedhjeve shqiptare prej vitesh, duke e ndarë këtë institucion sipas parcelave partiake.

Ka vlerë në këto orë të shihet sesi është e organizuar drejtësia që kemi sot. Ajo për të cilën as PD, apo edhe LSI, nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë bërë asgjë në dekadën e shkuar. Sot kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha flasin nga mëngjesi në darkë për kapjen e drëjtësisë nga politika. E thonë këtë gjë për një projekt i cili ka përfshirë tashmë kriterin e votimit me dy të tretat për anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë, në institucionet e reja të drejtësisë. Megjithatë nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme, madje janë bërë barrikadë, për të mbrojtur sistemin aktual, i cili siç do të tregojmë më poshtë, ngrihet mbi votime që nga ana numerike përbëjnë një fyerje për logjikën elementare të shqiptarit të sotëm.

Sistemi që kemi (e për të cilin Basha nuk ka asnjë ankesë), është thuajse i gjithi i votuar në kohën e qeverisjes së djathtë dhe me shumicë të thjeshtë parlamentare. Kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori është zgjedhur me 72 vota në vitin 2013. Po ashtu, me shumica qesharake (krahasuar me projektin e ri), janë zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë  Artan Broci (71 vota, prill 2013), Tom Ndreca (71 vota, prill 2013), Admir Thanza (72 vota, 2013), Edmond Islamaj (71 vota, 2012) apo Andi Çeliku (72 vota, 2008). Imagjinoni debatin e tanishëm ku nuk pranohen 94 vota për t’i votuar këta gjyqtarë dhe ku njëkohësisht heshtet për ata që janë zgjedhur në atë post tashmë me 71 apo 71 vota.

E ngjashme paraqitet situata edhe në dy organizmat e tjerë të gjyqësorit, KLD dhe Gjykatën Kushtetuese. Tre anëtarët e votuar nga Kuvendi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, përkatësisht Vangjel Kosta, Albana Shtylla dhe Artur Çomo, janë zgjedhur me 71, 77 dhe 76 vota gjatë qeverisjes së majtë.

Ndërkohë, Gjyakata Kushtetuese, anëtarët e të cilës janë zgjedhur të gjithë në kohën e dy qeverisjeve të djathta 2005-2008, janë votuar të gjithë me më pak se 80 vota të Kuvendit të Shqipërisë. Madje kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është zgjedhur fiks me 70 vota. Aq sa nuk mjaftojnë për të kaluar as edhe një projektligj që kërkon gjysmën e deputetëve të parlamentit.

Megjithatë Dedja nuk duhet të “qahet”, pasi vetë kreu aktual i shtetit është zgjedhur me 72 vota. Pra me 22 vota më pak sesa parasheh oferta e Ramës për paketën e re kushtetuese, të cilën Basha nuk e pranon.

klde larte

Javanews.al

 

Next Post

(Video) Nusja vdes ditën e dasmës, derisa po kurorëzohej! 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In