• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Listat e mbyllura”, krerët e degëve të PD kundër Bashës

by Java News
16/10/2016 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja që kryetari i LSI-së, Ilir Meta propozoi të premten në kuadër të reformës zgjedhore, për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përmes listave të hapura të kandidatëve për deputetë, duket se po gjen mbështetjen jo vetëm të krerëve të partive të vogla politike, por kjo ide ka krijuar pështjellim edhe në radhët e partive të mëdha.

Krerët e degëve të PD-së në rrethe duket se e mbështesin një nismë të tillë, duke e vendosur kryetarin e tyre Lulzim Basha në një presion “qytetar”, pasi sipas tyre rikthimi tek listat e hapura është një rikthim tek demokracia dhe vlera e votës së qytetarëve, të cilët do të kenë mundësinë që ta zgjedhin direkt përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, duke shmangur në këtë mënyrë preferencat e kryetarëve të partive. Sipas tyre, listat e hapura janë domosdoshmëri për rikthimin e demokracisë dhe pushtetit të votës së qytetarëve.

Krerët e degëve të PD-së

Kreu i PD-së në Lushnjë Myslim Murrizi përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale lidhur me këtë propozim të rikthyer në vëmendjen e politikës së fundmi nga aleati kryesor i koalicionit të mazhorancës, e mbështet këtë propozim, pasi sipas tij, listat e hapura kthejnë pushtetin e votës së qytetarëve. “Listat e hapura bëjnë të mundur zgjedhjen e deputetëve nga qytetari dhe jo nga kryetari. Listat e hapura e kthejnë Kuvendin në atë që ai duhet të jetë, pra institucioni i të zgjedhurve nga populli, e jo në atë që ai është sot: administratë ku punojnë 140 punonjës të partive të ndryshme politike”- shkruan Murrizi, teksa botohet lajmi për “koha jonë”

Kryedemokrati i Lushnjës thekson gjithashtu, se kundërshtimi që i bëhet kësaj ideje ka të bëjë me frikën që kanë mbështetësit e “listave të mbyllura” nga përballja me votuesit e tyre. “Listat e hapura i kanë frikë të gjithë ata që nuk dinë të takojnë qytetarë; që nuk duan t’i takojnë qytetarët; që i urrejnë dhe i përbuzin qytetarët; që në emër të partisë i mashtrojnë qytetarët; dhe në emër të rehatisë së tyre i tradhtojnë qytetarët, pasi marrin mandatin. Listat e hapura nuk kanë vend për servilë e oborrtarë të kryetarëve të partive, se nuk pi ujë renditja e famshme”,- nënvizon Murrizi në analizën e tij.

Sipas tij, në zgjedhjet me lista të hapura, individi ka vlerë, pasi siç thotë ai, listat e hapura nuk janë lista të “kapura”. “Deputet me lista të hapura nuk ke mundësi të kërkosh votë për së dyti po qe se herën e parë je sjellë si padron ndaj qytetarëve, e jo si i zgjedhur për t’ju shërbyer atyre. Listat e hapura janë filtër për çdo lloj negativiteti që mund të ketë bërë “pa dashje” kryetari i partisë. Listat e hapura janë demokraci, sepse qytetari zgjedh atë që dëshiron, e jo atë që dëshirojnë të tjerët e që ia imponojnë qytetarëve”,- shkruan kreu i PD-së në Lushnjë, i cili në përfundim të analizës së tij shprehet se, me lista të hapura do të shpëtojnë edhe vetë kryetarët e partive “nga pesha e “madhe” e renditjes”, shprehet Myslim Murrizi. Por kjo analizë e kryedemokratit të Lushnjës, ka shkaktuar dhe reagime në radhët e kolegëve të tij në rrethe.

Konkretisht, kreu i PD-së, së Fierit Luan Baçi, teksa shpreh mbështetjen e tij të listave të hapura shprehet skeptik për konkretizimin e saj, pasi sipas tij, arsye që nuk realizohet dihet nga të gjithë, por nuk thuhet haptazi, duke nënkuptuar mungesën e vullnetit të krerëve të partive. “Shumë saktë, më se e drejtë, për të mirën dhe demokratizimin, si të jetës së brendshme të Partive dhe për demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi. Unë mendoj se të gjithë janë dakord me këtë, por a do të ndodhë valle? … E shoh shumë të vështirë për mos të thënë e pamundur. Arsyen? Besoj të gjithë e dini”,- shkruan kryedemokrati i Fierit, Luan Baçi në komentin e tij për analizën e Murrizit.

Ndërkohë, edhe pse me komente të shkurtra ndaj qëndrimit të Murrizit, në favor të idesë së listave të hapura shprehen edhe kryetari i PD-së Sarandë, Kreshnik Bozho, dhe ai i degës së PD-së të Pogradecit, Renato Peza. Po ashtu përkrahësve të listave të hapura në komentet e tyre në faqen zyrtare në “Facebook”, të kryedemokratit të Lushnjës, Myslim Murrizi i shtohen edhe emra të njohur të PD-së ndër vite si ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

“Ka edhe më mirë Myslim, “Ligji 1992-2001”, sepse kur thuhet “Lista të hapura” nuk thuhet që listën e harton kryesisht baza me “një anëtar një votë”, ndërsa kështu si po e thonë pa këtë kusht, ti përzgjedh nga delet e kryetarit…” dhe “dasma të vazhdojë, Llambro beu të trashëgohet”, si thoni ju nga Lushnja”,- shkruan Meksi.

Listës së personazheve të njohur të selisë blu në favor të listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare i shtohen edhe ish-deputetët e PD-së, Tritan Shehu e Lefter Maliqi, apo edhe ish- kandidatja për deputete në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2013-ës, Irena Progni.

Reagimet e demokratëve për listat e hapura:

Kreu i PD-së së Sarandës Kreshnik Bozho: Shumë e vërtetë”.

Kreu i PD-së së Pogradecit, Renato Preza: Shumë e saktë!

Kreu i PD-së në Fier, Luan Baci: Shumë saktë, më se e drejtë, për të mirën dhe demokratizimin, si të jetës së brendshme të Partive dhe për demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi. Unë mendoj se të gjithë janë dakort me këtë, por a do të ndodhë valle? …..E shoh shumë të vështirë për mos të thënë e pamundur. Arsyen? Besoj të gjithë e dini…..

Kreu i departamentit të Shëndetësisë, ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së, Tritan Shehu: Jam krejt dakort me ty.

Irena Progni, ish kandidatja për deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2013-ës: Saktë i nderuar kryetar!

Ish-deputeti i PD-së Lefter Maliqi: Shumë e vërtetë, analizë e saktë, dinjitoze dhe demokratike, po të jenë listat e hapura rritet konkurrenca midis kandidatëve, punohet me përkushtim në fushatë. E kundërta ata që janë të sigurt në lista punojnë sa për sy e faqe, ata që janë poshtë listës së sigurisë punojnë pa shpresë sa për t’u dukur, listat e hapura i shërbejnë PD-së dhe për të marrë më shumë vota e mandate, sesa me lista të mbyllura. Respekte.

Tritan Shehu (komenton për herë të dytë): I dashur Myslim. Megjithëse nuk jam dakort me disa interpretime që ti bën për ata që janë për listat e mbyllura, (secili ka të drejtë të ketë mendimin e tij), jam dakort me thelbin tënd, me atë që qytetari duhet të votojë partinë dhe deputetin. Kjo është demokratike, lidhëse e deputetit me njerëzit dhe funksione. Është një e drejtë e pa mohueshme e qytetarit.

Pa dyshim më demokratik është kështu sistemi maxhoritar, ose së paku ai që kishim, maxhoritar i korregjuar, me kusht që të kishte një fletë votimi, pra vota për kandidatin është dhe për partinë. Në pamundësi pa asnjë lëkundje do preferoja proporcionalin rajonal të sotëm, por me votë preferenciale, pra për kandidatin. Ndoshta kjo vetëm për kandidatin dhe e konvertuar automatikisht edhe për partinë. Për të evituar në këtë mënyrë votimi interferenca të dëmshme, duhet operuar me rajone të mëdha, pra 3-6 për të gjithë Shqipërinë.

Tema/d.i.

myslimi-2myslimi-3

Next Post
Tradita dhe shtatë pritshmëritë për zgjedhjet në Kolonjë

Tradita dhe shtatë pritshmëritë për zgjedhjet në Kolonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

May 4, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

May 4, 2026
“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

May 4, 2026
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë

Dualiteti juridik në Maqedoninë e Veriut

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

May 4, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

May 4, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In