• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e kandidatëve të Kushtetueses/ Dvorani sfidon Metën, përshpejton procedurat. Brenda korrikut emrat në Presidencë

by Java News
10/06/2020 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme për t’i hequr nga duart kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani emrat e rinj për Gjykatën Kushtetuese, presidenti duket se ka dështuar. Ilir Meta ka intensifikuar kohët e fundit tentativat për të shkarkuar zotin Dvorani nga KED, por ditën e djeshme është bërë e qartë se edhe tre emrat që do të emërohen nga Presidenca dhe Kuvendi do të jenë sërish në dorë të tij.

Kjo gjë është bërë dje e ditur nga vetë Dvorani gjatë mbledhje së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, i cili sfidoi presidentin Meta, ndërsa zbuloi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të përshpejtojë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuese. Sipas tij, brenda korrikut emrat e kandidatëve do të jenë në Presidencë dhe Kuvend.

“KED do të mblidhet pas disa ditësh dhe do të shqyrtojë procedurat për 2 kandidatët që janë në proces për të gjitha vendet vakante, ashtu sikurse është edhe në planin për të cilin ne kemi folur nëse do të kemi tre kandidatë të lejuar për kandidim, atëherë duke llogaritur edhe periudhën e parashikuar nga ligji për ankimimin e kandidatëve do të kemi mundësi që brenda muajit korrik do të mund të kemi mundësi që të bëjmë vlerësimin dhe t’i përcjellim Presidentit të Republikës dy listat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është edhe një vend i tretë vakant për të cilin është Presidenti i Republikës organ emërtese, për të cilin është punuar, por është vonuar pikërisht për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19 dhe ardhjes së informacioneve nga subjekte dhe institucioneve. Megjithatë, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe për këtë vend vakant ka ardhur informacioni, ku parashikojmë që brenda muajit korrik të bëjmë renditjen dhe t’ia përcjellim listën presidentit”, deklaroi Dvorani. Më tej, zoti Dvorani theksoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet pavarësisht vendimit që do të japë KLGJ për fatin e tij si anëtar i Gjykatës së Lartë. “KLGJ do të vendoset se funksioni im si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar nga data 15 mars 2020. Kjo është një situatë që e ka penguar mbledhjen e KED dhe me aq sa jam vënë në dijeni sot që duhet t’ju vë në dijeni edhe juve që Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të marrë edhe një vendim për këtë çështje, situata menjëherë pas këtij vendimi dhe në çfarëdo lloj vendimi që të marrë KLGJ, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet dhe të shqyrtojë procedurat për 2 kandidatët”, nënvizoi Dvorani.

Plani i integrimit

Megjithatë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm në axhendën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por edhe në axhendën e qeverisë shqiptare, të cilës i është vënë kusht nga Brukseli që deri në tetor të ketë plotësuar me 6 anëtarë Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, si dhe të ketë përzgjedhur kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe anëtarëve të saj.

Madje, në planin e hartuar në një dokument me 15 pika nga qeveria shqiptare, të cilat duhet të përmbushen deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian është edhe plotësimi i SPAK me 15 anëtarë.

“Miratimi i reformës zgjedhore; Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese; Funksionimi i Gjykatës së Lartë; Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK; Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar; Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Holandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitucional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it”, thuhet në dokumentin me 15 pika të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Pra, duket qartë që kemi koordinim mes institucioneve për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

g.kosovari

Next Post
Degradon sherri/ I riu godet me mjete të forta të riun dhe nënën e tij të moshuar, pranga 34-vjeçarit

Degradon sherri/ I riu godet me mjete të forta të riun dhe nënën e tij të moshuar, pranga 34-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In