• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e hapura/ Sot diskutohen te ‘Ligjet’ propozimet e sjella për ndryshimet në sistemin zgjedhor

by Java News
28/09/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 tetori është afati i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Në kushtet kur ka mbetur shumë pak ditë nga ky afat, Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim ditën e sotme të gjitha propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në këtë seancë të ngjeshur do të diskutohet drafti me propozime i depozituar nga PS që solli jo pak debate mes palëve politike. Në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100% por formula që kanë propozuar e bën të vështirë ndryshimin e renditjes së kandidatëve nga partia politike, pasi konkretisht, Partia Socialiste kërkon që renditja e kandidatëve të bëhet në rend shifror, dhe kjo renditje ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e partisë, që del nga pjestimi i numrit të votave që ka marrë subjekti politik me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Ndërsa pragun zgjedhor, PS e propozon të jetë 3% në rang kombëtar.

Propozimi tjetër që do shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve nuk ndryshon shumë nga i PS. Bëhet fjalë për një propozim të disa prej deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët ndonëse trumbetuan me të madhe hapjen e listave, propozuan një formulë që i lejon kryetarit të partisë të mbyllë listat deri në 1/3.  Sa i përket pragut zgjedhor, opozita parlamentare kërkon të jetë 1% në rang kombëtar. E pikërisht për çështjen e pragut mund të gjendet dakordësia mes opozitës në Kuvend dhe PS, pasi kjo e fundit pritet të bëjë lëshime e të pranojë propozimin për të pasur pragun 1%. Sinjalet për këtë dakordësi i dha deputetja e PS, Mimi Kodheli në një intervistë për Report tv.

Ndër të tjera, sot do të shqyrtohet propozimi i deputeti Andi Përmeti që gjithashtu parashikon mbylljen e listave deri në 1/3 e saj. Ky propozim pritet t’i bashkëngjitet draftit të Partisë Socialiste. Ndërkohë,  diskutime do të ketë edhe për draftin e Nismës Thurje të depozituar nga Ralf Gjoni që në muajin janar të këtij viti.  Për të shmangur lënien nëpër sirtarët e Kuvendit për një kohë të pacaktuar të draftit që ka firmat e 50 mijë qytetarëve, Gjoni e ka depozituar atë si nismë deputeti. Ky draft parashikon hapjen e listave 100%.

Edhe pse këmbëngulte që nuk ishte e nevojshme të paraqiste një draft, mbrëmjen e së dielës, opozita e bashkuar hodhi në letër propozimet e saja, ku kërkonte ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore si edhe hapjen e listave 100%. Drafti i cili kundërshton 100% propozimet e opozitës, pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Protesta kundër Lukashenkos/ Qytetarët janë marrë me forcë nga policia dhe…

Protesta kundër Lukashenkos/ Qytetarët janë marrë me forcë nga policia dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In