• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Speciale / Listat e hapura, pse u frikësohen krerët e partive të mëdha

by A R
27/03/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS / Me lista proporcionale të hapura apo me lista të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Ky duket se do të jetë tashmë thelbi i debateve në komisionin parlamentarë për reformën elektorale në Kuvend, midis forcave politike parlamentare. Që në këto momente palët janë rreshtuar qartazi. LSI-ja dhe subjekte më të vogla në parlament dhe jashtë tij, qartazi po kërkojnë që sistemi i ardhshëm elekoral të mos mbështetet më mbi listat e mbyllura, por për çdo qark listat të jenë të hapura, ku renditja e kandidatëve bëhet sipas numërit të votave që ata kanë fituar. Sipas kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, që është edhe nismëtari i këtij propozimi, me sistemin e listave të hapura qytetarët nuk do të jenë të detyruar të votojnë vetëm për partitë, por do tu mundësohet që të zgjedhin edhe brenda një force politike atë që mund t’i përfaqësojë më mirë. “Kjo do të bënte të mundur që deputetët të jenë më të lidhur me qytetarët dhe të mos bien automatikisht të zgjedhur për shkak se gëzojnë besimin e plotë të kryetarit apo të kryesisë së një force politike”, shprehet Meta. Menjëherë pas artikulimit të Metës dhe mjaft subjekte të tjera politike nëpërmjet lidershipit të tyre, si kreu i FRD-së, Bamir Topi, ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka etj., mbështesin idenë e një sistemi zgjedhor me lista të hapura. Skema me lista të hapura konsiderohet edhe si një mundësi për partitë e vogla që kandidatët të mund të arrinë të japin një kontribut më të drejtpërdrejtë për subjektet politike konkuruese. Pra sipas parimit që kandidatët të mos presin vetëm cfarë do tu japë partia, por edhe se çfarë do ti japin ata partisë.

Funksionimi i sistemit me lista të hapura

Ndërkaq dy partitë e mëdha PS dhe PD ende nuk janë shprehur pro ose kundër kalimit nga një sistem proporcional me lista të mbyllura në një sistem me lista të hapura. Krerët e partive të mëdha e ndjejnë më të nevojshme që të kenë në kontroll zgjedhjen e deputetëve, pasi janë ata vetë që përcaktojnë edhe renditjen e emrave nëpër lista, sipas parapëlqimeve të tyre. Kjo nënkupton një kontroll të fortë jo vetëm të deputetëve, por edhe të partisë. Në modelin e thjeshtë proporcional, atë të listave të mbyllura, renditjen e deputetëve e përcakton partia. Kështu, nëse partia në zgjedhje siguron 5 mandate, deputetë bëhen 5 personat e parë në listën e asaj partie, të përcaktuar më parë nga kryetari i partisë. Ndërsa në modelin e listave të hapura votuesi ka mundësinë që të shenjojë një ose më tepër kandidatët që ai preferon si deputetë. Pasi numërohen votat dhe ndahen mandatet që i takojnë secilës parti, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve. Në këtë mënyrë, nëse subjekti politik ka siguruar 5 mandate, deputetë bëhen 5 kandidatët me më tepër vota të këtij subjekti politik, pa u marrë parasysh si ka qenë renditja në listë. Në pamje të parë ky model është më demokratik, pasi vendimin se kush bëhet deputet e merr votuesi dhe jo kryetari i partisë.

Përllogaritja e votave

Sistemi me lista të hapura shpesh u mundëson votuesve të votojnë për më tepër kandidatë. Sipas ekspertëve, teoretikisht ky model i jep shanse votuesit të votojë aq kandidatë sa ka deputet Parlamenti, pra deri në 140 kandidatë. Secili votues bën zgjedhjen e tij të parapëlqyer, por fitues bëhen ata që kanë më tepër vota. Në modelin e listave të hapura votuesi mund të votojë për këdo emër kandidati. Ai mund të shënojë dy kandidatë të një subjekti politik, dy të një subjekti tjetër politik dhe një të një partie tjetër. Kjo do të thotë se në numërimin e përgjithshëm partitë marrin nga dy vota dhe partia tjetër një votë. Pas ndarjes së mandateve nëpër parti, votat e këtij votuesi do t’iu llogariten kanditatëve që ka votuar votuesi me emër e mbiemër. Ky model ju leverdis partive të vogla dhe sidomos partive të vogla opozitare të reja, pasi do të merrnin një pjesë të votave që në rastin e listave të mbyllura do të shkonin te dy partitë PS dhe PD.

Cilësia e deputetëve

Duke qenë se fjalën e fundit se kush do të zgjidhet deputet, në bazë të listave të hapura, do kanë votuesit, parapëlqimet e liderëve partiakë luajnë shumë pak rol. Në këtë mënyrë rrudhet edhe fuqia e krerëve të partive, duke zvogëluar në këtë mënyrë edhe servilizmin e deputetëve ndaj kryetarit të partis. Nga ana tjetër listat e hapura shkaktojnë jo pak trazira brenda partive të mëdha politike, pasi politikanë të aftë dhe të popullarizuar, që janë të papërshtatshëm për krerët e partive, mund t’i sfidojnë këta të fundit. Listat e hapura janë dhe një sprovë për lidershipet partiake, pasi bëjnë të mundur që në zgjedhje ndonjë kandidat të fitojë më tepër vota edhe se vetë lideri i partisë. Në zgjedhje, me këto modele, anëtarësia e një partie mund të dërgojë sinjale të fuqishme për ndryshim të lidershipit, pa patur nevojë të mbahen kongrese të veçanta partiake. Kjo duket se është arësyeja që listat e hapura nuk shihen me pozitivitet nga krerët e partive të mëdha, pasi ju rrezikojnë kontrollin mbi partinë.

Ana e errët e listave të hapura

Edhe listat e hapura kanë problemet e tyre. Kjo për faktin se në këto lista mund të hyjnë kandidat me mjete të fuqishme financiare, gjë që krijon jo pak problem ndaj kandidatëve të tjerë. Në modelet e listave të hapura paralelisht me fushatën për partinë secili kandidat lufton të sigurojë vota konkrete edhe për vete. Kjo i jep shtytje konkurencës dhe fërkimeve mes kandidatëve të së njëjtës parti. Për më tepër, nëse votuesit i mundësohet të votojë më tepër kandidatë, kjo shkakton formimin e klaneve brendapartiake. Modeli i listave të hapura pra detyrimisht shkakton beteja të ashpra dhe lojëra pas shpine brenda partive.(javanews.al) Me. Ar

Listat e hapura, cilat janë avantazhet

  1. Sistemi proporcional i zgjedhjeve me lista të hapura, qytetarëve u jep mundësi që përveç votës të cilën e japin për partitë politike gjithashtu të votojnë edhe për kandidatët e listave në atë parti. Me këtë, qytetarët munden drejtpërdrejtë të ndikojnë në zgjedhjen e kandidatëve në listat e ofruara nga partitë politike.
  2. Kombinim i përfitimeve të shumicës dhe të sistemit proporcional zgjedhor.
  3. Kandidatët do të jenë më të motivuar në plotësimin e premtimeve ndaj qytetarëve.
  4. Zmadhon pjesëmarrjen dhe numrin e votave që partitë mund të fitojnë
  5. krijon shanse për përfaqësim në Kuvend dhe të deputetëve të pavarur

Next Post

Pësimi i golit të dytë, Mërgim Mavraj fajëson Canën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In