• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e hapura, logjika e SHBA rizgjon Lulin dhe Ilirin nga ëndrrat e tyre pa logjikë

by Carlo Bollino
29/07/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nuk e kam zakon të vetëpëlqej gjërat që shkruaj, por ngushëllohem saherë logjika që përpiqem të ndjek në analizat e mia, gjen konfirmim edhe në logjikën e të tjerëve. Mesazhi me të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes ambasadës së tij në Tiranë, u hapi rrugë modifikimeve kushtetuese që kuvendi do të votojë për të lejuar që vitin e ardhshëm të votohet më në fund me lista të hapura, konfirmon saktësisht atë që kisha parashikuar në një editorial bërë me 11 korrik.

Në fakt, logjika e politikës ndërkombëtare dhe e diplomacive nuk ndjek skema të spërdredhura të militantëve që propaganda e partive ushqen me pasion. Për të çmontuar këtë logjikë të së vërtetës nuk mjaftojnë ultimatumet kërcënuese të politikanëve, gënjeshtrat e analistëve dhe as të qeshurat e tyre me sarkazëm në studio televizive apo media sociale dhe akoma më pak nuk shërbejnë shpifjet dhe ofendimet të cilat përdorin kur mbarojnë çdo argument.

Ripërmbledhim atë që tha sot Departamenti Amerikan i Shtetit me mesazhin e tij në prag të 30 korrikut, pra të ndryshimeve kushtetuese mbi listat e hapura:

1) Ky parlament është plotësisht legjitim dhe është ky parlament që duhet të votojë ligje dhe nëse duhet edhe modifikime kushtetuese. I thënë me fjalët e Departamentit të Shtetit ”Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin”. Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, që vazhdojnë ta quajnë parlamentin “ilegjitim” nuk do t’u pëlqejë, por ky është fakt.

2) Opozita ekstraparlamentare (duke nisur nga PD, LSI, PDIU etj.) në momentin që vendosi të japë dorëheqjen nga parlamenti, 17 muaj më parë, humbi rolin e vet institucional. Sipas Departamentit të Shtetit ata ”kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament”. Kjo natyrisht nuk do të thotë se nuk duhet të konsultohen, duke përfaqësuar një pjesë të gjërë të opinionit publik shqiptar, por nuk kanë asnjë të drejtë vetoje mbi vendimet e parlamentit.

3) Të hapësh listat dhe të ndryshosh kushtetutën siç e kërkon opozita parlamentare në dakordësi me Partinë Socialiste, nuk është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

4) Nëse Kuvendi do të vendosë të votojë me 30 korrik ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, është një vendim legjitim, por megjithatë ato do të plotesohen në kuadër të Këshillit Politik dhe me modifikimet e duhura të kodit zgjedhor sa i takon si aplikimit të listave të hapura, ashtu edhe koalicioneve parazgjedhore, si ka premtuar Edi Rama.

Nuk mund të kalojë pa u vënë re se në deklaratën zyrtare duke lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit (votuar me unanimitet nga të gjitha partitë) Ambasada amerikane nënvizon se ishte një marrëveshje transparente dhe “gjithëpërfshirëse” (“inclusiveness” në versionin anglisht), ndërsa marrëveshja që Shtetet e Bashkuara presin pas 30 korrikut në Këshillin politik mbi listat e hapura dhe koalicionet, duhet të jetë trasparent, por vetëm “përfshirës” (“inclusive” në versionin anglisht), një diferencë e evidentuar edhe në përkthimin zyrtar të Ambasadës së SHBA. Që duket se do të thotë, edhe pa uninamitet me 100% për ne është OK.

E gjithë kjo mund të zhgënjejë pritshmërinë e ekzagjeruar të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe të Presidentit të Republikës ndaj vleresimit të komunitetit ndërkombëtar, që sipas tyre do të duhej të reagonte me grusht të hekurt kundër Edi Ramës dhe Rudina Hajdarit duke u ndjerë të tradhëtuar nga propozimet e tyre. Në realitet pjesa dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar jo vetëm që nuk është ndjerë e tradhëtuar, por i kujtuan PD-së dhe LSI-së gabimin historik që bënë duke braktisur kuvendin. Saktësisht, siç më kishte diktuar logjika dy javë më parë.

Tani mbetet të shohim nëse retorika e opozitës jashtëparlamentare do të kthehet e do të akuzojë komplotin e “republikës së ambasadorëve” siç ka bërë për 7 vite me radhë apo nëse më në fund do ta kuptojë se ka gabuar dhe se do të përgatitet për betejën e ardhshme zgjedhore duke shpresuar që zgjedhësit t’ua falin jo vëtëm krimet që bënë kur ishin në pushtet, por edhe gënjeshtrat e thëna dhe gabimet e bëra si dhe premtimet e pambajtura që kur janë në opozitë.

Next Post
Foto të frikshme! Plazhistët gjejnë të ngordhur “Bishën e Detit”

Foto të frikshme! Plazhistët gjejnë të ngordhur "Bishën e Detit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In