• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Listat e Bashës, çështje pazari”, Gjikondi: S’mund të rinegociojë me Berishën, mund të mbajë një lidhje të nëndheshme me…

by Java News
01/04/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistja Brizida Gjikondi thotë se Lulzim Basha, duke shtyrë publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, po përpiqet të bëjë pazar. Në një intervistë për “NewsLine” me gazetaren Viol Xhafaj, thotë se Basha ka pasiguri te personat që ka pas vetes në partinë e tij.

“Kjo përgjigje e tij më shumë ka të bëjë me mospatjen siguri të situatës në partinë e tij të vogël. Ai ka probleme me karaktere si Alibeaj që kanë qenë nga të paktë personazhe të asaj force politike që kanë pasur burrërinë në prezencë dhe debatet e gjithçkaje që ka ndodhur në parti, ndryshe nga zoti Basha që ka qenë gjatë gjithë kohës inekzistent. Kujton se populli është budalla dhe me një deklaratë mediatike do të kompensojë inekzistencën e tij ndërkohë që në momente shumë decizive ai ka rrëshkitur, nuk ka qenë fare as te zgjedhjet lokale, as këto muaj. Unë mendoj se ai nuk ka siguri për njerëzit që ka pas vetes apo jo. Kjo është arsyeja që ka shtyrë listën e hapur të deputetëve që do të paraqiste gjatë marsit. Ai pret që t’i kullojë akoma sita  e makaronave të tij pasi ka frikë se mos vë emra dhe më pas kalojnë me krahun tjetër, siç ka edhe ambicie për të bërë një pazar që njerëz që janë nga krahu i Berishës të shkojnë nga ana e tij duke i joshur me këtë listën e famshme që për fat të keq është akoma në dorë të kryetarëve të partive pasi nuk është zbatuar ende vendi i Gjykatës Kushtetuese që listat të jenë të hapura dhe jo më në pronësi të partive. Unë mendoj se është pjesë e karakterit të tij dhe pasigurisë që ka në partinë e tij.”, tha Gjikondi.

E pyetur nëse ka gjasa që të përsëritet skenari i 14 Majit, që në disa bashki nuk vendosi kandidatë, analistja tha:

“Unë mendoj që është më shumë çështje pazari që përpiqet të marrë ose shikojë se kush do të ikë por duke ditur se lista e deputetëve të republikën shqiptare nuk ka idealistë, shumica janë pragmatistë, ai e ka si moment pazari. Unë e shoh si shtyrje ankandi dhe jo një vizion politikani që asnjëherë nuk na ka zhgënjyer dhe ka qenë një model. Personalisht e shikoj si një shtyrje ankandi.”

Bashkëpunim me Rithemelimin?

“Nuk besoj se është aq vizionar saqë do të bashkohet me Berishën. Tani që ka shkuar edhe Bardhi andej, unë shikoj që ai ka hallin e partisë. Ai nuk pranon dot që të jetë dyshi apo 3, por të jetë një person influencues dhe vendimarrës. E rithem, ne e dimë shumë mirë që shumicat e listave janë lista biznesi, që sjellin përfitime financiare por edhe politike për liderët e partive, sidomos Basha, Meta dhe Berisha dihet se manovrojnë me figura që sjellin vota dhe që i mbajnë në politikë. Mendoj se kjo është arsyeja që Basha po përpiqet, ai nuk mund të hajë atë që ka përshtyjë dhe të rinegociojë me Berishën. Ndoshta mund të mbajë një lidhje të nëndheshme me Bardhin pasi kemi parë që edhe Bardhi njëherë është treguar agresiv me Bashën dhe pastaj nuk është tërhequr, ka thënë se do të japë prova dhe nuk i ka dhënë. Prandaj mendoj se është pazar i mirëfilltë edhe per interesa personale, jo më për PD.”, shtoi Gjikondi./m.j

Next Post
Ndërhyrja, dezinformimi e ndikimi rus, komisioni i PS do kërkojë mbylljen e disa portaleve: Hetim i pronësisë…!

Ndërhyrja, dezinformimi e ndikimi rus, komisioni i PS do kërkojë mbylljen e disa portaleve: Hetim i pronësisë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In