• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTA/ Zbulohen lidhjet nepotike, ja anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD

by A R
25/06/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tkurrja pa frena e opozitës tashmë është zyrtare dhe e pakthyeshme. Mjafton të shohim filozofinë në drejtimin e saj ku disa individë dhe pak familje kontrollojnë jetën politike të kësaj partie.

Problemi nuk mbaron këtu, ai këtu fillon. Të frymëzuar nga drejtimi qendror i kësaj partie, ky fenomen ndodh edhe në degët lokale ku një pakicë, një grusht njerëzish, mbajnë peng opozitën. Jo vetëm që nuk ka prurje të reja dhe hapje të kësaj Partie, por përkundrazi klanet në nivel lokal dhe qendror e kanë kapur për fyti dhe nuk lejojnë frymëmarrjen e debatit se për demokraci as që bëhet fjalë.

Deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike për demokraci të brendshme dhe zgjedhje të lira të zhvilluara nga partia më e madhe e opozitës u tretën si kripa në ujë sapo u bë publike lista e Këshillit Kombëtar të të rinjve të kësaj force politike. Nëse i bën një analizë individëve fitues të listës vëren se nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni janë kumbarët e prodhimit të një liste të tillë.

Boldnews ka kontaktuar drejtues të Partisë Demokratike dhe të Forumit Rinor dhe ka analizuar gjithë raportet nepotike dhe klienteliste që ka ofruar kjo listë.

Kandidimi për Këshillin Kombëtar u bë pa përcaktuar kritere të qarta dhe kandidatët vendorë që i humbën garat për një grusht votash si në Vlorë e Fier nuk u kandiduan fare si anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Ajo që bie në sy është fakti që tre individë e kanë uzurpuar totalisht listën e Këshillit Kombëtar të FRPD-së.

Mbështetësit e grupimit të Arben Ristanit, Flamur Nokës dhe Keltis Krujës janë ata që edhe pse në një rreth vicioz, pasi nuk prodhojnë më shumë vota, por përkundrazi më pak, të gjendur dhe me mungesë burimesh njerëzore i kanë futur të gjithë shokët e tyre aty duke përfshirë vëllezër, motra e kushërinj.

Ky rreth vicioz i këtyre individëve, duke përfituar ndoshta nga mungesa e eksperiencës së Kryetarit Basha, ka arritur të bëjë një listë e cila është ndoshta më e dobëta nga vlerat intelektuale dhe më pak përfaqësuese për shtresat dhe grupimet e kësaj partie.

Konkretisht vihet re se qytete si Pogradeci, Kuçova, Lezha, Dibra, Kolonja, Gjirokastra dhe Devolli nuk kanë asnjë përfaqësues në këtë këshill, ndërsa Saranda e Arben Ristanit përfaqësohet jo pak, por me 8 anëtarë. E njëjta gjë ndodh edhe me Vlorën ku ish punonjësit e hipotekës të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre ja kanë mësyrë listës fund e krye.

Boldnews ka bërë një analizim emër për emër duke dalë në përfundimin se më shumë se 50 anëtarë të këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë familjarë të deputetëve, anëtarëve të kryesisë, ish kryetarë komunash, bashkish dhe drejtues aktual të institucioneve vendore.

1 Tedi Kapedani, kushëri i Etion Kapedanit

2 Pal Mirakaj, djali i Simon Mirakajt

3 Nivjan Kruja, vëllai i Keltis Krujës

Minushe Lazaj, dekretare e Arben Ristanit dhe ish-sekretare e Flamur Nokës

4 Mateo Spaho, kushëri i Ritvan Bodes, ish-këshilltar në Ministrinë e Financave

5 Marin Suli, mik i ngushtë i Arben Ristanit, Vlorë

6 Luis Hoxha, djali i Avni Hoxhës, PD Durrës

7 Lisander Hoxha, nipi i Agron Kuliçajt

8 Krisilda Fana, vajza e Neshat Fanës

9 Kristi Bello, djali i ish-prefektit të Korçës – Koço Bello

10 Krisi Shkarpa, djali i Pavlo Shkarpës, i cili kërkoi të kandidonte në Berat si kryebashkiak nën siglën e PS-së

11 Klodjan Lata, vëllai i Mirgen Latës, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

12 Jurgen Kupi, nipi i Ylli Kupit, ish-Kryetar Komune Petrelë

30 Edes Kupi, djali i Ylli Kupit, ish- kryetar i Komunës Petrelë

13 Klaudia Bajramaj, mbështetëse e zjarrtë e Arben Ristanit, Sarandë

14 Klint Memia, nipi i Shaban Memisë

15 Julian Muja, drejtor në Bashkinë Kamëz, mbështetës i Flamur Nokës
16 Julian Xhako, vëllai i Ervis Xhakos, kryetar i PD-së Njësia 8

17 Jonuz Llukaj, vëllai i një prej drejtuesve të grupseksioneve të PD-së Durrës

18 Indrit Hoxha, djali i Fatmir Hoxhës, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re

19 Hysen Kadiu, ish-punonjës i Hipotekes Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës

20 Gledis Cela, ish-punonjës i Hipotekës Vlorë, mbështetës i Arben Ristanit

21 Geraldo Metko, nipi i Uran Metkos, Kryetar i PD-së Dega 3 Tiranë

22 Gjeorgjeta Hilaj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

24 Florian Uldedaj, djali i ish-deputetit Gjok Uldedaj

25 Fisnik Qosja, ish-punonjës i Hipotekës Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës

26 Erion Dizdari, kunati i Enri Çenos, anëtar kryesie i PD-së

27 Ensa Basha, vajza e Murat Bashës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

28 Erald Seferi, djali i Sekretarit të Degës Nr. 8 Tiranë, Pëllumb Seferi

29 Emiljano Mone, sekretar i Degës së PD-së Fier, mbështetës i Flamur Nokës

31 Edi Hila, djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila

35 Atird Hoxha, zëdhënëse e PD-së Shkodër, e fejuara e djalit të Zef Hilës, kryebashkiakut të Vaut të Dejës

23 Gentian Ndoj, drejtor i Tatimeve Bashkia Vau Dejë

32 Devis Qirjako, djali i Arben Qirjakos, ish-Kryeregjistrues i Hipotekës gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, kandidat dhe për deputet

33 Bujar Shehu, vellai i Bashkim Shehut kryebashkiakut të Kukësit

34 Dea Kapllanaj, mbesa e Agron Kapllanajt kryebashkiak i Mallakastrës

36 Agim Shera, kushëri i parë i ish-kryetarit të Komunës Bërzhitë, Genc Dritës

37 Andi Permeti, njeri besnik i Keltis Krujës dhe Flamur Nokës

38 Anxhela Malko, kushërira e parë e Gent Malkos, anëtar i kryesisë së PD-së

39 Arba Zyla, vajza e Ylli Zylës, ish drejtori i SHIU-t

40 Arben Tusha, vellai i Rezart Tushës, Kryetari i PD Shijak

41 Ardian Mziu, kushëri i Xhelal Mziut, Punonjës i Bashkisë Kamëz

42 Ardit Gjongecaj, kushëri i Kryebashkiakut të Tropojës

43 Ares Ypi, djali i Eduard Ypit

44 Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës

45 Armend Musaj, mbështetës i Keltis Krujës

46 Artion Bajramaj, ish,- Kryetar i G99 dega Durrës

47 Artmir Krasniqi, ish- drejtor i hipotekës Vlorë, mbështetës i flaktë i Arben Ristanit

Pas gjithë këtyre lidhjeve të qarta të dukshme dhe shumë të afërta me drejtues të PD-së në qendër dhe në bazë, vazhdon një rreth i dytë me shokët dhe miqtë e grupimit që e organizoi dhe ekzekutoi farsën e zgjedhjeve në FRPD. Retorika se opozita po hapet dhe se ka prurje të reja duket jo vetëm e pabesueshme por një gënjeshtër e pastër.

Dhe të mendosh që kjo gjë ndodh në zgjedhjet e Forumit Rinor, ku interesat janë më të vogla, zgjedhjet e pritshme në degët e PD-së do të na japin një tjetër panoramë të luftës që bëjnë klanet brenda kësaj partie, dhe terrenin dhe frymën që sekretarët kanë arritur t’ja marrin kryetarit Basha. Aventurierët dhe mjeshtrat e intrigës vazhdojnë të forcohen brenda kësaj partie edhe pse e kanë çuar dhe po e çojnë gjithmonë e më poshtë me rezultatet elektorale.

Të paktën PD-ja zyrtare të mos akuzojë palën tjetër për mungesë demokracie, sepse një gjë që nuk e ke vetë nuk ke si tua kërkosh të tjerëve. Opozita ka ende pak, po shumë pak kohë të reflektojë dhe të hapet në të vërtet duke mos e kthyer partinë në klubin e shokëve dhe të miqve sepse zgjedhjet erdhën dhe rezultatit mund të jetë më i hidhur se ai i qershorëve 2013 dhe 2015./ Boldnews/a.m.

Next Post

BREXIT, pasoja apokaliptike edhe në botën e modës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In