• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTA/ Vendet e BE-së ku shqiptarët mund të kërkojnë strehim dhe ku ju refuzohet

by Java News
31/07/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët shënojnë numrin më të lartë të shtetasve që u është refuzuar kërkesa për azil në vende ku ata ka në aplikuar për të përfituar azil. Statistikat e publikuara nga EUROSTAT për vitin 2015 dhe 2016 e rendisin Shqipërinë në vendin e parë, për të dyja vitet sa i përket aplikuesve që u është refuzuar kërkesa për azil.

Kjo shifër nuk është aspak e rastësishme pasi shqiptarët janë të parët për nga numri i lartë i aplikuesve, nëse krahasohen me vendet e tjetra të Ballkanit. Shqipëria gjendjet mes vendeve të shteteve në gjendje lufte dhe trazira të mëdha sociale. Duke i krahasuar shifrat Shqipëria është mes vendeve si Siria, e cila është në gjendje lufte, Iraku dhe Irani, Pakistani, Nigeria dhe Bangladeshi, shtete nga ku kërkesa masive për azil. Për vitin 2016 shqiptarët janë të parët për nga aplikimet për azil në Francë, ndërsa harta ku ata dëshirojnë të fitojnë strehim është shumë e gjerë. Aplikantë shqiptarë ka në Estoni, Litenshtejn, Islandë dhe nuk ka dyshime edhe në vende ku ka pasur aplikime masive.

Aplikimet
Franca para dy javësh ngriti alarmin për numrin e lartë të shqiptarëve që gjatë vitit 2017 kanë aplikuar për azil. Autoritet franceze thirrën në bisedime urgjente ministrin e Jashtëm shqiptar për të gjetur rrugët për të reduktuar numrin e lartë të shqiptarëve në kampet e emigrantëve në Francë. Një prej masave ishte vendosja e oficerëve francez në kufijtë shqiptarë. Ndërkohë, Eurostat ka sjellë të dhëna vjetore për aplikimet dhe kthimet. Shqiptarët edhe për vitin 2016 janë të parët të renditur në Francë për nga numri i aplikimeve për strehim. Shqipëria ndiqet nga Afganistani, Sudani dhe Haiti. Në Francë kanë aplikuar gjithsej 6 850 shqiptarë për strehim. Estonia është një tjetër vend ku shqiptarët kanë kërkuar strehim. Shqipëria është regjistruar e treta me 10 kërkesa. Edhe Irlanda ka regjistruar kërkesa nga shqiptarët, me 220 kërkesa për azil. Po ashtu, veç emigrantëve, në Greqi ka shqiptarë që kanë aplikuar për azil. Në shtetin grek janë 1300 shqiptarë që kanë aplikuar për strehim. Në Luksemburg aplikantët shqiptarë renditen të dytët pas sirianëve, me 220 kërkesa. Holanda po ashtu është ndër shtet ku shqiptarët duan të gjejnë strehim. Shqipëria është mes vendeve si Siria, Eritrea, Marok dhe Afganistan. Në Holandë janë 1665 aplikantë që duan azil. Në Islandë shqiptarët janë renditur pas maqedonasve sa i përket aplikimeve për azil, me 230 aplikime. Më pas Shqipëria ndiqet nga vendet si Siria dhe Iraku. Litenshtejni është një tjetër shtet surprizë ku shqiptarët kanë kërkuar strehim. Serbët janë të parët me 15 kërkesa, ndërsa shqiptarët me 5.

Kthimet
Shtetasit shqiptarë janë kampionët sa i përketrefuzimit kërkesa për azil dhe janë kthyer nga autoritet e shteteve ku ata kanë aplikuar për strehim. Shifrat e raportuar nga Eurostat tregojnë se shtetasit shqiptarë janë në numrin më të lartë sa i përket kthimeve nga vendet e Bashkimit Europian, si për vitin 2015 ashtu edhe për vitin 2016. Gjatë vitit 2016 shtetet e Evropës së Bashkuar vijuan një politikë më të ashpër ndaj azilantëve. Situata u bë alarmante dhe e papërballueshme nga qeveritë e vendeve të BE. Për këtë arsye gjatë vitit 2016 u ndoq një politikë e prerë kthimesh të shtetasve që kërkonin azil. Rekordin e kthimeve e ka vendosur Shqipëria. Gjatë vitit 2016 shqiptarët shënuan numrin më të lartë të kthimeve me 42.642 shtetas, duke mbajtur pothuajse të njëjtat pozita si në vitin 2015. Gjatë vitit 2015 Shqipëria ka qenë kampionia e kthimeve me 34.780 shtetas shqiptarë të kthyer nga territoret e shteteve të Bashkimit Europian. Shqipëria ndiqet nga Ukraina, me 22. 635 kthime, nga Iraku me 17.065 kthime, Kosova me 13.040 kthime dhe Serbia me 12. 245. Vendet e tjera renditen me më pak se 10 mijë qytetarë të kthyer. Një krahasim ndërmjet vitit 2015 dhe 2016 tregon se ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të qytetarëve të kthyer në Irak, Shqipëri, Ukrainë dhe Afganistan përgjatë vitit 2016, ndërsa ka pasur reduktime të konsiderueshme në numrin e shtetasve të kthyer në Siri dhe Kosovë. Qytetarëve shqiptarë u refuzuan kryesisht hyrjen në kufijtë tokësorë grekë, hungarezë, kroatë e sllovenë, ose kufijtë italianë të detit dhe ajrit. Spanja është shteti që ka refuzuar më shumë kërkesa për azil, 49.5 për qind të azilkërkuesve. Më pas vjen Franca, Polonia, Greqia, Anglia, etj.

Shifrat
Franca, 5.850 kërkesa

Holanda, 1.865 kërkesa

Greqia, 1.300 kërkesa

Islanda, 230 kërkesa

Luksemburgu, 220 kërkesa

Irlanda, 220 kërkesa

Estonia, 10 kërkesa për azil

Lihtenshtejni, 5 kërkesa

Kthimet
Viti 2015 34.780 shtetas shqiptarë të kthyerViti 2016 42.642 shtetas shqiptarë të kthyer
Tre mujori i parë i 2017-ës, ja shifra e refuzimeve

Shumë shtetas shqiptarë kanë marrë tashmë përgjigjen refuzues për azil në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë 7,150 shqiptarë të cilëve u është refuzuar në mënyrë kategorike kërkesa për azil, çka do të thotë se ata kthehen në atdhe. Ndërkaq, disa shqiptarë kanë arritur të fitojnë statusin e azilantit. Përgjigje pozitive kanë marrë vetëm 390 gjatë muajve janar, shkurt dhe mars. Nga numri i të pranuarve, statusin mbrojtës kanë marrë 235 shtetas. Sipas shifrave të Eurostat gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë kthyer 7,150 azilkërkues në shtetet e Bashkimit Europian, ndërsa ata që kanë fituar azil, e kanë marrë të drejtën bazuat në disa argumente që gjenden tek Konventa e Gjenevës, disa për shkak të statusit humanitar dhe një grupim i tretë për shkak se kanë kërkuar mbrojtje. Në këtë kategori përfshihen persona të cilëve mund tu jetë rrezikuar jeta në Shqipëri.

Statistikat e Eurostat tregojnë që 235 shtetas kanë përfituar azil për shkak të statusit mbrojtës, 80 shtetas me argumentin e Konventës së Gjenevës dhe 70 shqiptarëve u është dhënë statusi humanitar. Ndërkaq, shteti i Francës ka dhënë alarmin pak ditë më parë për numrin e lartë të shqiptarëve që aktualisht janë strehuar në kampet e refugjatëve, në pritje të një përgjigje pozitive për strehim. Pak ditë më parë ministri i Brendshëm i Francës i dha ultimatum kryeministrit Edi Rama përmes një bisede në telefon, për të ndaluar emigrimin masiv të shqiptarëve. Por sipas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, do të merren masa serioze që brenda 3 muajsh t’i jepet fund fenomenit të azilkërkuesve.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur mediet franceze, po ashtu dhe njoftimi i publikuar nga Ministria e Brendshme Franceze, ndërkohë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka publikuar asgjë rreth këtij takimi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Franceze, 7432 shqiptarë kanë kërkuar të fitojnë statusin e refugjatit vetëm në vitin 2016. Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka thënë për AFP-në se në vitin 2017 këto kërkesa sa vijnë dhe dyfishohen./Shekulli/

Next Post
Shërbimet publike, Harito: Brenda vitit hapen dy qendra të integruara

Ministrja e Shtetit, Harito: Si do të ristrukturohet administrata në qeverinë “Rama 2”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In