• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista u votua ditën dhe u numërua natën/ Në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, asnjë kritik i Bashës

by Java News
20/07/2021 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që mund t’i hedhë një sy listës së anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të PD që u votua ditën dhe u numërua natën mund të kuptojë fare lehtë se aty nuk ka qoftë edhe një emër që në një moment të caktuar të ketë qenë kritik i zëshëm ndaj mënyrës se si sot po ecën PD e aq më shumë të kundërshtojë apo shfaqë ndonjë vërejtje për kreun e partisë.

Lista e re e Këshillit Kombëtar (ajo e votuara) është pasoja më e mirë  e asaj që tha vetë Basha se ai kurrë më nuk do të kthejë faqen tjetër me kundërshtarët që sot rëndom po etiketohen nga ai si “njerëz inatçor” “apo përfitues të përkohshëm”.

Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nuk është më asnjë prej emrave të Grupimit “Për PD-në” (grupi kritik ndaj Bashës) përveç Bujar Nishanit i cili sipas të njëjtës logjike nuk do të ishte as ai anëtar i këtij forumi nëse nuk do të përfitonte nga statuti për tu kooptuar në Këshill si ish-president i Republikës.

Edith Harxhi, një tjetër emër, nuk hyri në Këshillin Kombëtar edhe pse i ra rreth e qark degëve të PD-së për rreth tre javë në garën për kreun e partisë. Nuk është më as Arben Ristani një tjetër zë kritik që deri dje ka qenë pjesë e Këshilli Kombëtar.

Por as Halim Kosova i cili nuk e kurseu PD-në në kohën më të pafavorshme për të, gjatë fushatës zgjedhore, e as Sahit Dollapi që dha dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes zë zgjedhjeve si Sekretar organizativ, as Lisandër Hoxha ish-nënkryetari i FRPD  e deri tek emri i Erald Kaprit “faji” i vetëm i të cilit ishte se ai u angazhua me PR-in e një tjetër kandidati në garë për kryetarin e PD-së, Agron Shehaj, i cili braktisi punimet e të shtunës menjëherë pas fjalës së Lulzim Bashës.

Në listën e  re të Këshillit Kombëtar gjen emra kandidatësh që nuk u futën në listën fituese për deputet por që u promovuan direkt nga Lulzim Basha si Oriela Nebijaj apo Andi Lila, apo edhe emra anonim të propozuar nga strukturat zyrtare të partisë, pa kontribut thelbësor gjatë fushatës.

Lista e anëtarëve të votuar të Këshillit Kombëtar nuk spikat emra potencialë. Ajo e kooptuara (ku futet kryesia aktuale, ish-president apo kryeministra dhe deputetët e zgjedhur) edhe mund të diskutohet

“Më shumë se ekipe drejtuese politike ato ngjajnë me trupat jopolitike 100% besnike ndaj eprorit emërtues, një prej faktorëve me ndikim në shndërrimin e partive politike në kooperativat e fundit të sistemit të kaluar në aspektin organizativ, në pengesë kryesore e demokracisë funksionale në aspektin vendimmarrës, si dhe në klikat më të fuqishme oligarkike e korruptive të sistemit të ri në aspektin e fuqisë dhe ushtrimit të pushtetit”, komentoi ditën e Kuvendit të PD, analisti Afrim Krasniqi.

Këshilli kombëtar nuk ka më as rolin e dikurshëm.

Nisur nga përbërja e re, kryesia që do të prodhojë ky Këshill nuk do të ketë ndonjë risi.

I vetmi dallim ndoshta mund të jetë Fatbardh Kadilli nëse do të jetë sërish pjesë apo jo nga lista e njerëzve që kanë “dalë nga reshti”.

Të tjerët thjesht një numër më shumë…në kryesi.

Surpriza mund të presim vetëm nga grupi parlamentar i zgjedhur i PD-së.(SI)

g.kosovari

Next Post
Trondit ish-këshilltari i Johnson: Nuk vendoste masa, thoshte se po vdesin vetëm personat mbi moshën 80 vjeç/ Reagon Downing Street

Trondit ish-këshilltari i Johnson: Nuk vendoste masa, thoshte se po vdesin vetëm personat mbi moshën 80 vjeç/ Reagon Downing Street

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In