• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

LISTA/ Tragjedia në Genova, dalin emrat e viktimave, Presidenti italian kërkon përgjegjësit

by Java News
15/08/2018 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

35 viktima të konfirmuara deri tani në tragjedinë e ndodhur dje në Genova ku u shemb ura Morandi, pjesë e autostradës A10. Mediat italiane kanë publikuar sot një listë të viktimave. Kujtojmë se 5 të vdekur të nxjerrë nga rrënojat janë ende të paidentifikuar.

Mes viktimave është Andrea Cerulli. Klubi Portual “Voltri” ka dhënë lajmin.
“Klubi Portual i Genovas Voltri ndodhet pranë familjes së Andreas, bashkëpunëtorit tonë, mikut tonë, kolegut tonë, viktimës së tragjedisë së Urës Morandi. Mirupafshim Andre …”, shkruhet një status në faqen Facebook të klubit të tifozëve ku edhe është postuar një fotografi e Andrea Cerullit me djalin e tij të vogël. Cerruli ishte duke shkuar në punë për të marrë turnin.

Kanë humbur jetën edhe dy punëtorë të Ammiu. Ata u zunë poshtë nga një shtyllë, ndërsa ishin duke punuar në Campi. Drejtoresha e kompanisë Tiziana Merlino shprehu ngushëllimet e saj në emër të gjithë kompanisë: “Dëmet janë të pallogaritshme, por asgjë nuk krahasohet me dhimbjen për jetët e humbura”.

Një nga dy punëtorët fillimisht ishte raportuar i zhdukur dhe kishte shpresa që ai të mos ndodhej në vendin e punës, por trupi i tij i pajetë u gjet në mbrëmje. Emri i njërit prej të vdekurve është Mirko Vicini, tjetri është Bruno Casagrande. Ata u punësuan disa javë më parë. I zhdukur është Sandro Campora, punonjës i Aster.

Një familje e tërë – nëna, babai dhe djali i vogël – që banonin në Campomorone u shua në katastrofë. Emri i gruas ishte Ersilia Piçinino. Djali Samuele, 9 vjeç. Burri Roberto Robbiano, teknik TI. Ata po shkonin në det.

Marjus Djerri, një pastrues i ri, me origjinë nga Shqipëria, po shkonte në punë. Ai ishte në makinë drejt Rapallos kur u shemb ura. Me të ishte edhe kolegu Edi Bokrina.

Zi edhe në Borghetto Santo Spirito: Luigi Matti Altadonna, 35 vjeç, me origjinë nga Borghetto por banues i gjatë në kryeqytetin Ligurian humbi jetën. Ai u identifikua në spital nga familja e tij. Pasdite, dëshpërimisht ishte bërë dhe apel, madje edhe në rrjetet sociale, të atyre që nuk mund të merrnin më shumë lajme për Luigi Matti Altadonna, deri në konfirmimin e vdekjes së tij.

Dhe pastaj të huajt. Midis tyre të paktën tre të rinj francezë: Nathan, Melissa, Nemati Alizé: 20 dhe 22 vjeç. Ishin nga Montpellier. Ata do të hipnin në mbrëmje në një traget. Si edhe Francesco Bello, gjithashtu në udhëtim për pushime.

Kryeministri Conte që mbërriti dje në mbrëmje në Genova, këtë mëngjes vizitoi të plagosurit në spitalin San Martino në Genoca.

Në Genova këtë mëngjes ndodhej edhe Zëvendëskryeministri Di Maio dhe Ministri i Transportit Toninelli ndërsa Ministri i Brendshëm Salvini duhet të mbërrijë në Genova pas mesditës.
Dje solidariteti ishte i madh: u aktivizua protokolli i tërmetit, zjarrfikësit nga zonat fqinje mbërritën në vend, njësitë e mbrojtjes civile të shumë rajoneve janë gati të nisen.

Kryeministri Conte njoftoi “një plan të jashtëzakonshëm për të monitoruar të gjitha infrastrukturat, veçanërisht ato më të vjetrat”. Për Presidentin e Republikës Mattarella ka nevojë për “një shqyrtim strikt të shkaqeve. Asnjë autoritet nuk mund të shmangë përgjegjësinë, e kërkojnë familjet e viktimave”. Një përgjigje indirekte pas deklaratave të kompanisë së Autostradave.

Për drejtorin e “Tronco di Genova” të Autostradave të Italisë Stefano Marigliani, shembja është “për ne diçka e papritur dhe e paparashikuar, në raport me aktivitetin e monitorimit që është bërë në urë. Asgjë nuk anashkalohej. Nuk kishte absolutisht asgjë për ta konsideruar urën e rrezikshme”.

Ndër të tjera, deklaruan nga Autostrada, “mbi strukturën që daton në vitet 60-të po kryheshin punime të vazhdueshme për të konsoliduar sipërfaqen e rrugës” dhe “siç ishte në projekt, një vinç ishte instaluar për të lejuar aktivitetet e mirëmbajtjes. Punimet dhe gjendja e aksit i ishin nënshtruar vëzhgimit të vazhdueshëm dhe mbikëqyrjes nga Drejtoria e Rrugëve në Genova”.

Por punimet nuk kanë mjaftuar dhe sot në Genova, në dy ditët e para të zisë për qytetin, vazhdohet të gërmohet. /ma.me

 

Next Post
VIDEO/ Po therte me thikë të dashurën, policja qëllon për vdekje 30 vjeçarin

VIDEO/ Po therte me thikë të dashurën, policja qëllon për vdekje 30 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

January 17, 2026
11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

January 17, 2026
Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

January 17, 2026
Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

January 17, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

January 17, 2026
Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, kush përfiton

Qytetarët dhe bizneset po përballen me një valë shtrenjtimesh/ Ja sa do të rriten faturat e ujit në Kosovë

January 17, 2026
Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In