Përfaqësuesit politikë serbë e kanë rritur “pazarin” për të qenë pjesë ose për të përkrahur koalicionin qeverisës në Kosovë.
Të paktën kështu njoftojnë sot media të Beogradit.
Formimi i Asociacionit të Komunave serbe, pjesëmarrja e serbëve në institucione me kapacitet më të madh, formimi i komunave të reja me shumicë serbe si dhe garancitë se pa përfaqësues të serbëve nuk do të shkelet mbi pasurinë që u takon atyre, janë vetëm disa nga kërkesat e Listës Srpska e cila do t’i paraqesë para politike nëse fare arrihet marrëveshja për koalicionin.
Këto janë “linjat e kuqe” që sipas “novostionline” i ka bërë sot publike Lista Srpska.
a.ç