• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lista Serbe pranon se ndikoi votuesit, Kosova kërkon heqjen e masave nga BE pas referendumit në veri

by A R
22/04/2024 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova i kërkon Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese pas dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve në veri. Presidentja Vjosa Osmani tha se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli, përmes votimit në referendumin e së dielës.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.”

Thirrjen për heqjen e masave nga Bashkimi Europian e ka përsëritur dhe kryeministri Albin Kurti. Ai thekson se me procesin e votimit në veri, Kosova ka dëshmuar se është një vend demokratik që i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e komuniteteve.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzoi Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për bojkotin masiv të procesit të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

“Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen assesi veten te një proces kaq demokratik”, thekson Sveçla.

Ndërkohë, vetë Lista Serbe ka pranuar se ka ndikuar në bojkotimin masiv të referendumit të së dielës në veri. Përmes Facebook, kjo parti akuzon kryeministrin Kurti se ka krijuar këtë proces me qëllim që të dështojë.

Lista Serbe, e kontrolluar nga Beogradi, pretendon se bojkoti masiv tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, theksoi pas dështimit të referendumit se zgjedhjet nuk ishin demokratike.

“Votimi nën kamera, përballë tabelave zgjedhore shqiptare, me kuti të zbrazëta dhe rrugë të zbrazëta në veri – as Këshilli i Evropës nuk ka parë zgjedhje të tilla!”, shkruan ai në X.

Gjatë të dielës, në katër komunat veriore u votua për shkarkimin ose jo të kryetarëve, ku morën pjesë vetëm 253 persona, duke sjellë dështimin e procesit. Me këtë rezultat kryetarët aktualë mbesin dhe qytetarët nuk kanë të drejtë ta përsërisin procesin për të paktën 12 muaj.

/a.r

Next Post
“Sherri Meta-Kryemadhi, lojë për të shpëtuar nga prangat”, Braho: Ja pse u largova nga Iliri

"Sherri Meta-Kryemadhi, lojë për të shpëtuar nga prangat", Braho: Ja pse u largova nga Iliri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In