• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by B K
21/08/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet lokale të tetorit.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të enjten pasdite.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.

Duke folur në mbledhjen, Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Kurteshi e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

“Ky luan rol dyfish”, tha Kurteshi. “Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës”.

Ai ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë. Ndër të shkarkuarve ishin Sasha Millosheiq, Zoran Todiq nga Leposaviqi, Novak Zhiviq i ngarkuar për komunën e Prishtinës, Goran Dançetoviq, kryetar i komunës së Obiliqit, Bozhidar Dejanoviq nga Vitia, etj.

Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, tha se Lista Serbe është “dorë e zgjatur e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq” dhe se ajo nuk lufton për interesat e serbëve të Kosovës.

“I lus kolegët e mi të votojmë kundër certifikimit të Listës Serbe“, tha ai.

Zyra e Partive Politike në KQZ – e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe.

Anëtarja e KQZ-së nga Lista Serbe, Gordana Llaban, tha se nëse zyrës i është thënë se të gjithë kanë kaluar filtrat dhe se të gjithë kandidatët janë të rregullt, atëherë duhet të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Nëse ekzistojnë çfarëdo dëshmish, le të kryejnë institucionet punën e tyre. Mendoj se janë përdorur shumë fjalë të rënda. Duke ju dëgjuar juve si flisni, pas kësaj unë mendoj se asnjë serb më nuk do të mbetet serb, pa u quajtur terrorist apo kriminel. Më intereson nëse i keni kontrolluar kështu listat e çdo partie. A ka kriminelë në ndonjë parti tjetër, apo janë të gjithë vetëm në Listën Serbe? Nuk mund ta lejoj që populli serb në Kosovë të barazohet me një numër terroristësh apo kriminelësh. Organet që janë përgjegjëse për këtë, le t’i ndjekin kriminelët dhe le t’i arrestojnë, por nuk mund të barazohet i gjithë populli serb me kriminelët“, tha Llaban, duke iu drejtuar Kurteshit.

Kurteshi ia ktheu duke thënë se “nuk e cilësoj popullin serb terrorist, por mendoj se Lista Serbe ka të kaluar dhe të tashme terroriste“.

Ndërkohë, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, tha se ai do të abstenojë nga votimi.

“Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionet e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti”, tha Elshani.

Në prag të mbledhjes së KQZ-së, ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Prattipati nënvizoi se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi“.

“Fola për këto çështje me kryeministrin në detyrë dhe i theksova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje”, theksoi ajo.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor. Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend./REL

Next Post
Trump sërish viral në rrjet, ngatërrohet kur flet për Krimenë: E madhe sa Teksasi dhe në mes të oqeanit

Trump sërish viral në rrjet, ngatërrohet kur flet për Krimenë: E madhe sa Teksasi dhe në mes të oqeanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In