Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, derisa duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.
Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.
Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës, raporton televizioni publik.
Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda Ushtrisë ta kenë një batalion, referon Koha. (b.an)