• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lista Serbe është drejt ndarjes

by Java News
12/04/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transformimi i Listës Serbe nga një iniciativë qytetare në parti politike, e ka vënë para përçarjes këtë subjekt politik që përfaqëson komunitetin serb të Kosovës në institucionet e vendit.

Dy përfaqësues të kësaj Liste, Slavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq, secili veç e veç, kanë parashtruar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim të Listës Serbe si parti politike. Javën e kaluar brenda këtij subjekti politik, janë shënuar përplasje, madje edhe në prani të medieve.

Por, Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili thotë se e kryeson Listën Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar se të premten e kaluar ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e nevojshëm për transformimin e iniciativës qytetare në parti politike, me emrin, siç e quan ai, autentik, “Lista Serbe”.

“Kemi dorëzuar nënshkrimet autentike të 1 mijë e 650 qytetarëve nga i gjithë territori i Kosovës. Pastaj, kemi dorëzuar edhe programin e partisë, statutin e partisë, si dhe themeluesin e partisë, me nënshkrimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, si dhe anëtarëve të Qeverisë, deputetëve dhe kryetarëve të komunave nga Lista Serbe.

Kështu që, në të ardhmen, partinë Lista Serbe do ta rregullojnë dhe kompozojnë pikërisht qytetarët që do të kenë të drejtë që të marrin pjesë në organet e Kuvendit dhe të përpiqen që ta japin kontributin e tyre për fuqizimin e autoritetet të Listës Serbe përmes institucioneve qendrore dhe lokale”, tha Simiq.

Ai ka shtuar se tashmë është njoftuar se edhe Aleksandar Jabllanoviq, ka dorëzuar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për transformim të Listës Serbe nga iniciativa qytetare në parti politike.

Megjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për ta kontaktuar Jabllanoviqin, ai ka qenë i paqasshëm. Megjithatë, në momentin kur Lista Serbe ishte regjistruar në vitin 2014, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si iniciativë qytetare, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ky subjekt mbante firmën e Jabllanoviqit. Ky subjekt kishte përfshirë anëtarët e partive të ndryshme dhe grupet politike të serbëve, për të marrë pjesë në zgjedhje si të unifikuar.

Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithatë, Jabllanoviq është personi që ka themeluar këtë subjekt dhe ai ka të drejtën të jetë trashëgimtar i partisë që dhe pas transformimit nga iniciativa qytetare.

“Sipas ligjit, në bazë të së cilit formohen iniciativat qytetare, Jabllanoviq, në njëfarë mënyre, është edhe pronar i asaj iniciative. Ai është themeluesi i vetëm i asaj iniciative qytetare. Ndërkaq, se çka po ndodh krejt këtu, kush po e themelon partinë, njëri apo tjetri grup, kjo për mua është e parëndësishme.

Unë që nga dita e parë kam thënë se njerëz mjaft joserioz dhe jopërgjegjës janë në pozita mjaft të përgjegjshme. Mendoj se është dëm mjaft i madh, para së gjithash për bashkësinë serbe, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse kemi humbur tre vjet duke u marrë me atë se kush dhe në çfarë mënyre do të vijë në pozitë”, tha Petroviq, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Shpërndahen 224 mln dollarë për kompensimin e pronave

Kompensimi i pronarëve, ja si veprohet me tokat e zëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In