• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

LISTA/ Qytetet më të pasigurta të Evropës: Kievi i pari, Beogradi i dyti. Po Tirana?!

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazhi vjetor i sigurisë së qyteteve evropiane është realizuar nga Mercer, një nga kompanitë më të mëdha në botë e specializuar në burime njerëzore.

Në vendin e parë është radhitur Kievi i pasuar nga Beogradi, qytete këto ku trazirat civile janë të përhershme. Ndërkohë qytetet shqiptare si Tirana dhe Prishtina nuk figurojnë në këtë listë të zezë.

Kjo është lista e qyteteve më të pasigurta në Evropë:

17. Milano (Itali)

Qyteti i modës ka arritur të futet në këtë listë, pasi FBI ka paralajmëruar se Bazilika e Shën Pjetrit, Duomo dhe La Scala kanë qenë nën kërcënim të sulmeve terroriste.

16. Barcelona (Spanjë)

Ky qytet ka fituar reputacion të keq për shkak të numrit të madh të vjedhjeve të makinave dhe gjësendeve tjera me vlerë. Ky vend ndryshe quhet “kryeqyteti i hajnave të xhepave”.

15. Belfasti (Irlanda Veriore)

Ka një normë relativisht të ulët të krimit në krahasim me qytetet e tjera në Irlandën e Veriut. Megjithatë, përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri është në Belfast që po e shkund stabilitetin social dhe rritjen e krimeve të vogla.

14. Talini (Estoni)

Ky qytet gjithashtu ka një normë relativisht të ulët të krimit, por në këtë listë figuron për shkak të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

13. Varshava (Poloni)

Ka një nga normat më të ulëta të krimit në vend, por për shkak të numrit të protestave politike që ndodhin në Poloni, ky qytet ka arritur të futet në këtë top listë.

12. Parisi (Francë)

Sulmet terroriste të nëntorit të kaluar që lanë të vrarë 130 persona, i kanë ndihmuar këtij qyteti të gjendet në listë

11. Londra (Britani e Madhe)

Incidentet dhe sulmet në Evropë ndikojnë në cilësinë e jetës tek të huajt, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ky qytet gjendet në listën e vendeve më të pasigurta.

10. Bukureshti (Rumani)

Nuk është edhe aq i njohur për krim të organizuar, por është përfshirë në listë për shkak të korrupsionit të përhapura dhe krimeve të vogla që ndodhin në këtë vend.

9. Zagrebi (Kroaci)

Ky qytet ballkanik falë korrupsionit nuk ka mundur t’i shmanget kësaj liste të shumëpërfolur.

8 Riga (Letoni)

Po të mos ishte krimi i organizuar dhe prostitucioni, sigurisht se ky qytet nuk do të figuronte fare në këtë listë.

7. Roma (Itali)

Ky qytet ka rritur masat e sigurisë dhe është në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme për sulme terroriste të ngjashme me ato të Parisit.

6. Madridi (Spanjë)

Është i përfshirë në listë për shkak të masave shtrënguese që kanë quar në papunësi të lartë, në veçanti në mesin e të rinjve.

5. Budapesti (Hungari)

Gjendet në listë për shkak të rritjes masive të trazirave sociale, pas krizës së refugjatëve që pothuajse ka prekur çdo vend të Evropës. Kaosi në stacionet hekurudhore dhe protestat që shpërthyen nëpër rrugë derisa kryeministri hungarez Orban përpiqej të ndalte valën e emigrantëve.

4. Sofje (Bullgari)

Është i njohur për trazira sociale. Bullgaria është anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian, ku qytetarët e saj vazhdimisht protestojnë kundër qeverisë për pensione dhe korrupsion.

3. Athina (Greqi)

Pas masave të mëdha dhe të stërzgjatura shtrënguese, varfëria dhe krimi kanë zënë vend të veçantë në listë. Fluksi i emigrantëve dhe demonstratat e shpeshta në qytet kanë zvogëluar në mënyrë drastike sigurinë.

2. Beogradi (Serbi)

Ky qytet nuk është edhe aq për tu habitur që e ka zënë vendin e dytë në listën e vendeve më të pasigurta, duke marrë parasysh faktin se është i zhytur në korrupsion, ryshfet, vjedhje dhe vandalizëm.

1. Kiev (Ukrainë)

Në krye të listës ka gjetur veten për shkak të trazirave të vazhdueshme civile dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë. Kievi është një vend ku ndodhin vjedhje të mëdha, vandalizëm dhe protesta të dhunshme ku vriten ose plagosen qindra persona. /Telegrafi/

Next Post

Parku, oligarkia dhe Edi Rama si kryemaskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In