• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lista/ Qindra miliardat që shtetet po nxjerrin nga xhepat për të mposhtur pandeminë

by A R
18/03/2020 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatiti JavaNews.al

Qeveritë evropiane po shkruajnë çekë rë bardhë për të mbrojtur bizneset dhe punëtorët nga recesioni i thellë në të cilin po fundoset me shpejtësi ekonomia, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Franca deri më tani ka marrë hapin më të guximshëm duke premtuar që nuk do të lejojë dështimin e asnjë kompanie që u detyrua të pezullojë aktivitetet si pasojë e sëmundjes globale.

Qeveria do të garantojë qindra miliarda huamarrje, do të shtyjë shlyerjen e taksave, pezullojë faturat e qerasë dhe mjeteve për kompanitë më të vogla.

Franca është e gatshme të shkojë edhe më larg: Të shtetëzojë industritë nëse është e nevojshme.

“Asnjë kompani, pa marrë parasysh e çfarë përmasave, nuk do t’i nënshtrohet rrezikut të kolapsit” – tha Presidenti Macron në deklaratën e tij televizive këtë të hënë.

Kjo mbështetje e hekurt ndaj bizneseve si përgjigje që Macron e krahasoi me “të qenit në luftë” është e fundit nga një sërë masash dramatike që qeveritë europiane përpiluan teksa po përpiqen të luftojnë kundër kësaj trazire, e cila po vret mijëra njerëz dhe po godet gjigantët e ekonomisë, si: Renault dhe Lufthansa por po ashtu edhe dyqanet, kafenetë e restorantet.

Gjermania ka vënë në lëvizje së paku 500 miliardë euro si garanci për huamarrje dhe është zotuar të sigurojë likuiditet të pakufizuar për kompanitë që janë prekur nga kjo pandemi. Kjo, si pjesë e masave që ministri i financave Olaf Scholz përshkroi si “bazuka”. Shteti gjerman do ta lehtësojë qasjen në huamarrje të bankave zhvillimore dhe të shtyjë afatin e pagesës së taksave për bizneset në vështirësi.

“Për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë në gjendjen aktuale, qeveria me shumë kujdes ka vendosur të mos vendosë asnjë limit në volumin e masave të ndërmarra” – tha Qeveria gjermane. Nëse ka çfarëdollloj shenje të thyerjes së ekonomisë, Qeveria gjermane do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset e mundshme për t’u kundërpërgjigjur. ”

Të martën, kryeministri i Spanjës zbuloi një paketë shpëtimi prej 200 miliardëve dhe tha se qeveria spanjolle do të sigurojë të gjithë kapitalin e nevojshëm për të parandaluar falimentimin e kompanive.

Britania e Madhe po ashtu iu bashkëngjit kësaj lufte të martën, pasi u kritikua në përgjigjen e vonuar kundër kësaj krize ngaqë vetëm të hënën e sugjeroi popullatën të evitojë grumbullimin në grupe të mëdha.

Ministri i financave i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak deklaroi që qeveria do të garantojë një shumë prej 330 miliardëve në huamarrje për kompanitë. Kredidhënësit e hipotekave janë marrë vesh të shtyjnë pagesat e kredisë për tre muaj për njerëzit e prekur nga koronavirusi.

“Asnjëherë nuk jemi përballur me një luftë ekonomike si kjo tani, por jemi të përgatitur mirë” tha Sunak. “Do të bëjmë çfarëdo që duhet bërë.”

Së bashku këto zotime shkojnë deri në 1.5 trilion dhe mund të shkojnë dhe shumë më lartë.

Ekonomistët thonë që aksionet deçizive në mbështetje të bizneseve bashkë me masat që sigurojnë që punëtorët mos të përballen me rrënim financiar nëse pushohen nga puna mund të zvogëlojnë tejmase traumën e shkaktuar nga kufizimet e të udhëtuarit dhe jetën publike në përgjithësi dhe të ndihmojë ekonomitë për t’u ringritur shpejtë pasi kjo krizë të ketë mbaruar.

Masat do të jenë të nevojshme menjëherë. Sektorë të tërë të industrisë po mbyllen, një trend që u nënvizua nga Volkswagen Gjermani që lajmëroi se po mbyllte shumicën e impianteve të veta në Europë. Ky lajmërim erdhi një ditë më vonë pasi Fiat Chrysler, Peugot dhe Renault paralajmëruan mbylljen e 35 impianteve në të gjithë Europën.

Ekonomistët thonë që bota është duke u thelluar në recesion e që definohet me dy të tretat në rritje negative. Por analistët te banka holandeze ING thanë të hënën që masat e marra nga Macron do ta zvogëlonin tkurrjen ekonomike të Francës me 1% këtë vit.

“Besojmë se masat do ta ndihmojnë ekonominë franceze të rimëkëmbet më shpejtë pas recesionit të thellë që shkaktoi Covid-19 dhe çerekun e tretë (të vitit 2020) me një numër më të vogël të falimentimeve, pra me rritje të papunësisë shumë më të vogël prej asaj që kjo dridhje mund të ketë shkaktuar” – thanë ata në një raport-analizë.

Qeveritë e kombeve po gjejnë mbështetje tek bashkimi europjan me qasjen e tyre totale. Margarethe Vestager, një zyrtare e larte e Komisionit Europian tha të martën që po bënte presion për lehtësimin e rregullave të konkurrencës ekonomike (antitrust) që do t’i lejonte kompanive në vështirësi të marrin grante shtetërore deri më 500.000 euro në huamarrje duke subvencionuar interesin.

Megjithëse shënon afër 5000 raste me koronavirus, SHBA është vonuar në këtë aspekt dhe pritet akoma të lajmërojë masat stimuluese për ekonominë. Administrata e Trumpit është duke një plan shpëtimi që do të kushtonte afërsisht 850 miliard dollarë, por nuk ka garanci se do të miratohet nga kongresi.

Deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve ndërkohë kanë aprovuar një faturë që do të përmirësonte sigurinë sociale neto të punëtorëve të prekur nga koronavirus por rezervat e pushimit mjekësor nuk mund të barazohen me ato në Europë edhe pse ky propozim do të mund t’i rezistonte Republikanëve në Senat.

Kompanitë ajrore amerikane po zbrazen shpejtë nga xhepat dhe me siguri do të kenë nevojë për t’i nxjerrin nga balta nëse i mbijetojnë krizës, por ndihma financiare direkte për kompanitë në vështirësi mund të rezultojë kundërthënëse në një shtet i cili shpëtoi veçmë bankat e veta njëherë dhe prodhuesit e makinave ishin pak më parë shkaktarë të krizës financiare.

(Marrë nga CNN / përktheu për JavaNews, A. Rada)

Next Post
Kreu i partisë shqiptare bllokohet në Gjermani, u anulluan fluturimet

Kreu i partisë shqiptare bllokohet në Gjermani, u anulluan fluturimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In