• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista me profesionet/ 1073 vende vakante në shtet, si mund të punësoheni

by Java News
25/01/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria i ka hapur rrugë dje plotësimit të 1073 pozicioneve vakante në të gjitha ministritë, që nga drejtori i përgjithshëm e deri tek specialisti i thjeshtë. Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të miratuar dje, thuhet se 1073 punonjës do të rekrutohen brenda vitit 2018 në të gjitha nivelet e administratës publike. Mësohet se VKM-ja e djeshme i hap rrugë përfshirjes në garë edhe të personave që vijnë nga jashtë shërbimit civil.

Një herë në vit, qeveria miraton kuotën e 20 përqindëshit për t’i dhënë mundësi edhe personave të tjerë që plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shërbimit civil përmes konkursit. Zakonisht, është Departamenti i Administratës Publike që për çdo vend vakant që krijohet ose e plotëson me njerëzit në listën e pritjes, por që kanë kaluar testimin, ose hap testim të ri për të, por me kushtin që brenda shërbimit civil konkurrohet për të kaluar nga një pozicion më i ulët në një pozicion më të lartë.

Vendimi i Qeverisë i jep të drejtë dhe të interesuarve që nuk kanë statusin e punonjësit civil që të konkurrojnë. Gara hapet për 20 pozicione drejtorësh të nivelit të lartë, të gradës TND, 83 drejtorë të nivelit të mesëm, drejtorë drejtorish, 305 pozicione vakante për shefa sektori dhe 665 pozicione për specialistë.

Kriteri bazë është arsimi i lartë, por kategoritë ekzekutive, sipas Vendimit të Qeverisë, përfshijë dhe shkencat juridike, ekonomike, shoqërore e deri te mësuesia. Qeveria nuk ka bërë publike institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2018, ndërsa ato pritet të njihen kur vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare.

Në shumë raste, konkurset në administratën publike nuk kanë dhënë fitues, duke detyruar DAP-in që të përsërisë konkurset, veçanërisht për drejtues të lartë të institucioneve. Në përputhje me ligjin “Për Nëpunësin Civil”, fillimisht vendi i lirë u ofrohet nëpunësve të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Sipas ligjit të ri, konkursi bëhet online dhe ndahet në dy faza: dorëzimin dhe verifikimin e dokumentacionit dhe më pas testimin e aplikantëve. Në përfundim të konkursit, aplikantët që fitojnë, sipas profilit që kanë, zgjedhin vendin e punës dhe jo më drejtuesit e institucioneve duke evituar kështu çdo abuzim.

Capture-20

Next Post
I arratisuri nga Alcatrazi i drejtohet FBI-së pas 50 vitesh: Jam gjallë bashkë me shokët

I arratisuri nga Alcatrazi i drejtohet FBI-së pas 50 vitesh: Jam gjallë bashkë me shokët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In