• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista pa ‘filtër’ e kandidatëve për deputetë, me profesione që nga shofer e deri parukiere

by Java News
10/05/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike ka bere publike nje biografi te disa kandidateve per deputet të Kuvendit. Vihet re se mes tyre ka edhe me shtatë klasë shkollë, e jo vetëm pa përvojë politike por vijnë edhe nga profesione si shoferë maunesh, parukierë e teknikë.Po prezantohen deputetët e rinj. Me ceremoni madhështore, me këngë dhe spektakel. Na thuhet se janë më të mirët, gjysma rilindas dhe gjysma tjetër atdhetarë e reformatorë. Në fakt, të dhënat e kandidatëve na tregojnë dicka tjetër: shikojini këto të dhëna, – janë vetëm disa prej mbi 2000 kandidatëve që janë regjistruar në zgjedhje. Janë rreth 10 raste nga disa parti (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet (PS& PDIU).

Lexoni deklarimet e tyre: – njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë (në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor..!), tjetri është biznesmen, me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamentar.Shikojini më tej edhe ca modele të tjera me CV, të evidentuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike, në përpjekjet për monitorimin e prurjeve të reja parlamentare. Në to gjenden “thesare”: – një radist, dy shoferë të tjerë, me dallimin se njëri është shofer mauneje ndërkombëtare, një punonjës i pastrimit, një punonjës në sallon bukurie, një teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjecar bazë!! Shumica e tyre thonë se nuk kanë përvojë politike, por të gjithë janë regjistruar për të shkuar jo në tregun elektrik në Tiranë, por në nivelin më të lartë të politikës, në parlament, – aty ku bëhet politikë, ku miratohen ligje, zgjidhet Presidenti dhe mund të ndryshohet Kushtetuta! Dhe nuk janë të vetëm: në listat e partive numri i tyre shkon më shumë se 30% e listës së kandidimit, madje shumë prej tyre i gjen edhe në krye të listës në qarqe.Ju kujtohet koha kur në parlament cdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod?
Me idenë, – se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.Tani këto gjëra kanë pak rëndësi sepse fushata de juro ka nisur. Ata janë emëruar, janë shpërblyer dhe me siguri, janë duke përgatitur kartvizitat, posterat e fletëpalosjet me premtime për na u dhuruar neve.
Dikush duhet ti refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë.Shumëkush mund të heshtë sepse kur cmendet gjithë fshati i cmendur duket vetëm ai që nuk është cmendur, por ju o turma qytetarësh që shkoni nëpër mbledhje partie, brohorisni e ulurini, që na shisni skandale të tilla si vlera, – nëse nuk keni standarde për veten dhe pranoni gjithcka u ofrohet, të paktën skuquni nga turpi dhe tregoni respekt për fëmijët tuaj: mos lejoni ta leni të ardhmen e tyre në dorën e këtyre kategorive aksidentale politike. Politika tek ne është e harbute, e ashpër, e pandershme, denigruese, korruptive, por gjithnjë gjithnjë ka një minimum standardesh etike që duhen njohur, menduar, respektuar e pasuruar.
ma.me
Next Post
Mustafa: Jo asociacion pa interesim nga serbët

KOSOVE/ Publikohet lista e deputetëve që votuan pro rrëzimit të qeverisë 'Mustafa'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In