• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës

by Mero Baze
13/01/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edhe Fatmir Mediu me siguri do të marrë një vend të sigurtë në listë. I parafundit e mori Agron Duka. Siç e shpjegoi edhe vetë, kërkoi dy të sigurtë, por mori vetëm një, pra gjysmën e objektivit.

Kështu do të ndodhë edhe me Mediun, edhe pse ai sot ka paraqitur 36 kandidatët për Tiranën, dhe ka lënë të kuptojë se është gati të pijë kafe me Edi Ramën.

Njësoj fliste dhe Duka një ditë para firmës. Ndoka, Shehi e Dule ndërkohë janë rehatuar në zonat gri të listës, me shpresë se mund të dalin deputetë.

E gjithë kjo është një histori dnkurajuese për opozitën. Lista po formohet nën shatnazh, me një mungesë të dukshëm respekti ndaj njëri- tjetrit.

Nën makthin e justifikuar që Lulzim Basha mund t’i gënjejë përsëri, kryetarët e partive aleate kanë një javë që i kanë zënë derën e Shqup-it dhe nuk ikin prej andej pa marrë një vend, së paku për vete.

Kjo krijon një shije të hidhur në elektoratin e opozitës, pasi në vend të një liste entuziastësh, ata po shikojnë që të parët po sigurohen ata që kanë frikë se mos opozita humbet përsëri dhe po hyjnë në listë dhunshëm.

Por nga ana tjetër Lulzim Basha ka mundur t’i defaktorizojë ata, duke i bërë të papërdorshme partitë e tyre prej vitit 2015.

Prej  vitit 2015, ata kanë bërë çfarë u ka thënë Lulzim Basha, duke humbur identitetin e tyre politik dhe duke shkatërruar partitë e tyre.

Ata hynë në çadër më 2017, dolën nga Parlamenti më 2019, ikën nga zgjedhjet lokale më 2019, dhe gjithmonë kishin si premtim që do futeshin në listat e PD më 2021.

Tani formalisht ata kanë qenë besnikë të PD-së, por me ato që kanë bërë, partitë e tyre janë shkatërrur dhe ata janë besnikë të panevojshëm të saj.

Lulzim Basha praktikisht ka arritur t’i defaktorizojë ata në elektorat, duke i përdorur për interesat e tij politike.

Më 2017 i përdori t’u mbyllte gojën kundërshtarëve të tij në parti, duke i zbuar nga lista dhe duke i zëvendësuar me këta.

Pastaj për të krijuar idenë se vendimet e opozitës merreshin me unanimitet, ata i joshte duke i nxjerrë nga Parlamenti dhe duke i lënë jashtë zgjedhjeve lokale.

Aq qesharake është bërë kjo histori, sa Agron Duka ka marrë Partinë Agrare më 2015 dhe nuk ka mundur të futet në asnjë palë zgjedhje me siglën e saj.

Tani përpjekjet e tyre për të shantazhuar Lulzim Bashën janë qesharake, pasi Lulzim Basha u ka hequr atyre stolin ku ata qëndronin, pra u ka shkatërruar partitë e tyre.

Kështu që të gjitha shantazhet e tyre mund të përfundojnë për herë të fundit, duke marrë një vend të disktueshëm në listat e PD.

Kjo për Bashën është konfirmim që ata nuk kanë më parti. Se nëse do të kishin, një vend mund ta fitonin dhe me partinë e tyre, por së paku do ta vinin në provë.

Kështu janë të dorëzuar dhe Basha e ka të pastruar fushën nga shantazhet e tyre. Përveç LSI-së.

Next Post
Murrizi: Do kem kandidatë në 12 qarqe të Shqipërisë, nuk futem në Kuvend nëse marr më pak vota se ata

Murrizi: Do kem kandidatë në 12 qarqe të Shqipërisë, nuk futem në Kuvend nëse marr më pak vota se ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com