• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

LISTA/ Mirëmbajtja e rrugëve, ankimohen procedurat për tre akse

by Java News
17/08/2018 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirëmbajtja e rrugëve duket se është kthyer në mollë sherri pasi në harkun 13-15 gusht rezulton të jenë ankimuar të paktën tre procedura pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Procedura e parë e ankimuar është ajo e udhëhequr nga Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër dhe konkretisht “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga ‘Lezhe-Nenkalimi Milot, Lidhja e 2 urave-K/Pllanë-U.Zogut”.

E njëjta drejtori është vendosur në kushte të vështira nga operatorët privatë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit pasi është ankimuar edhe një aks i dytë. Bëhet fjalë për “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga “U.Matit-Rrëshen-Shpal-Q.Benë-K.Hadroj-Ura e Repsit”. Gjatësia e gjithë aksit rezulton të jetë 84.9kilometra.

E treta në listë, e ankimuar në 15 gusht është “Mirëmbajtje me performancë rutinë e dimërore me performancë rruga Libonik Lozhan Grabovë+Rruga Lin Pogradec+Rruga Voskop-Voskopojë” me një gjatësi totale prej 72 kilometrash. Ky aks i përket drejtorisë së Rajonit Rrugor në Gjirokastër.

Më herët në korrik ishte Autoriteti Rrugor Shqiptar që u përball me ankesa nga një operator lidhur me procedurat e mbikëqyrjes së kontratave të mirëmbajtës. Në 20 korrik një operator privat ankimoi procedurën “shpenzime supervizioni, kontrate mirëmbajtje rajoni qendror” si dhe procedurën “Shpenzime supervizion kontratave te mirembajtjes Rruge Rajoni Verior Shkodër”.

Aktualisht qeveria është e angazhuar në një marrëveshje financimi me Bankën Botërore e cila po mbështet projektin që lidhet me mirëmbajtën e rrugëve në bazë të performancës dhe të cilat janë të organizuara sipas katër kontratave respektive. Fituesit e këtyre procedurave edhe pse u shpallën gjatë vitit 2017 nuk arritën që të nisin nga puna për shkak se u kërkua rishikim I gjendjes së rrugëve pasi kishte mospërputhje mes gjendjes reale dhe atë në letër. Zbatimi i kontratave nisi gjatë këtij viti pjesë e së cilës ishte dhe ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës si dhe një ndërhyrje në zonën e Fierit./Monitor.

ma.me

Next Post
Muzetë gjermane kërkojnë veprat të artit të konfiskuara nga nazistët

Si sot, më 17 gusht, lindi Sobieski dhe vdiq Hess

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In