• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTA ME EMRAT/ 59 deputetë kanë marrë kredi për vila e makina luksoze

by Java News
15/08/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët shqiptarë nuk kanë vetëm llogari bankare, vila e makina luksoze, por edhe kredi në bankë. 59 deputetë rezultojnë që të kenë marrë kredi në bankë. Sipas të dhënave të deklaruara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka shumë nga ta që vijojnë paguajnë kredi për të siguruar banesa.

Por ka shumë të tjerë që kanë marrë kredi për të shtuar pasuritë e patundshme të tyre. Shumë prej tyre kanë marrë kredi për të blerë apartamente në bregdet apo dhe makina luksoze, raporton Sot. Arben Kamami ka deklaruar për vitin 2017 shpenzime për shlyerjen e kredisë, shuma 310 648 lekë.

Blendi Klosi ka deklaruar se ka shlyer gjatë vitit shumën prej 137 933 lekë për kredinë financiare për blerje apartamenti të marrë pranë një banke të nivelit të dytë në 15.10.2004, me principal 5 000 000 Lek, me afat 25 vjet dhe me këst mujor 23 000 Lekë. Blerina Gjylameti ka deklaruar shpenzime për vitin 2017, për shlyerje kredie, 669 301 lekë.

Ndërsa bashkëshorti, Kostika Gjylameti, shpenzime për shlyerje kredie, 250 297 lekë. Besnik Baraj ka deklaruar shpenzime në emër të vajzës, Znj, Erlisa Baraj për blerjen e në apartamenti me sip. 77 m2 në Vlorë.

Janë paguar dy këste për llogari të ‘ANSI’ sh.p.k nga llogaria në lekë në dy banka, përkatësisht 1 200 000 lekë dhe 950 000 lekë. Me kredi është dhe ministri Damian Gjiknuri.

Ai ka deklaruar se ka shlyer principali prej 3.567, 14 Euro dhe interesat prej 3 392,38 Euro për kredinë për shtëpi të marrë pranë një banke të nivelit të dytë. Detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2017 është 94 982,97 euro.

Djali i ish-kryeministrit Berisha ka deklaruar kredi për blerje makine 11 836 euro. Kredi në shifra shumë të larta ka deklaruar deputeti Halim Kosova. Ai ka 236.850 euro pa shlyer.

Ndërsa Oerd Bylykbashi ka deklaruar kredi pashlyer, 3 milionë lekë dhe Eduard Shalsi kredi 42.000 euro. Deputeti i PS, Ervin Bushati ka deklaruar kredi 18 mijë euro marrë në 2015.

Fadil Nasufi ka deklaruar kredi për blerje banese, 3.541.826 lekë pa shlyer. Në borxhe të shumta është dhe Pjerin Ndreu. Ai ka deklaruar: Detyrime ndaj vëllait, 3.400.000 lekë; Kredi për blerje apartamenti në Golem, 43.652 euro pa shlyer; Huamarrje personi, 50 mijë euro.

Edhe Rakip Suli i është drejtuar bankës, pasi ka 1.225.000 lekë kredi pa shlyer.

Agron Çela ka deklaruar kredi 250 mijë euro, marrë në 2007, 59.606 euro pa shlyer dhe kredi në emër të “Xhenis-SH.P.K, 4.600.000 euro, 4.299.396 euro.

Nëse kalojmë te LSI. Edmond Haxhinasto ka deklaruar gjatë 2017 pagesë shlyerje kredie për shtëpinë, 45 mijë euro.

Klajda Gjosha është shprehur se ka marrë kredi shtëpie në 2015 me vlerë 8.800.000 lekë

Nasip Naço ka blerë shtëpi me sip. 170 m2 në Tiranë, 6.500.000 lekë. Burimi: 5 mln lekë kredi dhe 1.5 mln lekë nga kursimet.

Nora Malaj është në listën e emrave që kanë marrë kredi për shtëpi në bregdet.

Ajo ka marrë kredi për blerje apartamenti në Golem, 21.843 euro pa shlyer.

Përparim Spahiu ka deklaruar se ka 38.815 euro kredi pa shlyer.

Edhe Silva Caka është pjesë e listës.

Ajo ka deklaruar se ka shlyer në vitin 2016 – 163 887 lekë për kredi për blerje apartament banimi me principal 8.000.000 lekë dhe afat shlyerje 25 vjet. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 7 729 253 lekë.

Po ashtu ka deklaruar se ka shlyer në vitin 2016 -39 545 lekë si detyrim overdraft marrë në gusht 2015 për mobilim apartamenti. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 246.455 lekë.

Bashkëshorti i saj ka shlyer në vitin 2016- 64 096 lekë si detyrim overdraft. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 110 904 lekë.

ma.me

Next Post
Genova, inxhinierët: Ura Morandi, shtyllat e betonit të konsumuara dhe të degraduara!

Tragjedia në Itali, Meta mesazh homologut Mattarella: Jemi pranë popullit mik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In