• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

LISTA/ Kush janë “borxhlinjtë” e mëdhenj ndaj shtetit që kapin shifrën e mbi 1 mld Euro

by Java News
15/11/2017 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të vitit të kaluar, borxhi që bizneset kanë ndaj tatimeve dhe doganave arriti në 1.1 miliardë euro. Këto janë taksa të papaguara që bizneset kanë në shtet, përfshirë interesat dhe gjobat që vendosen mbi detyrimin.

Por ndonëse në total janë mbi 146 mijë biznese debitore në shtet, 40 për qind të të gjithë borxhit e kanë vetëm një grusht kompanish, disa prej tyre madje të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është lista me 10 borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj shtetit deri në fund të vitit të kaluar. Në vend të parë renditet ARMO. Rafineria e vetme e naftës në vend, në fund të vitit të kaluar kishte 160 milionë euro borxh ndaj shtetit. Pas saj, vijnë dy kompani publike OSHE dhe KESH, të cilat së bashku kanë mbi 140 milionë euro borxhe tek tatimet.Lista pasohet me Deveron Oil, një tjetër kompani e lidhur me Armon, e cila në fund të vitit të kaluar kishte 52 milionë euro borxhe ndaj shteti. Më pas vijnë Glob Oil, Geotek Albania, Top Bast, Bankers Petroleum, Bell Air dhe Transpetrol, të cilat kanë nga 6 deri në 12 milionë euro borxhe secila.
Në maj të këtij viti Parlamenti miratoi një amnisti fiskale, e cila fal plotësisht borxhet para vitit 2010 dhe pjesërisht ato të periuudhës 2011-2014.Falja vazhdon deri në fund të vitit. Sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit shtator tatimet dhe doganat kanë falur 202 milionë euro borxhe. Emrat e përfituesve më të mëdhenj nga falja e borxheve deri më tani nuk janë publike, por lista e borxhlinjve ka pësuar ndryshime të mëdha.ARMO, e cila në fund të vitit të kaluar kishte 160 milionë euro borxhe në shtet, tashmë ka vetëm 71 milionë, pra rreth 90 milionë euro më pak.

Deveron Oil, e cila në fund të vitit të kaluar kishte 52 milionë euro taksa të papaguara, tashmë nuk figuron fare në listë, ashtu si Glob Oil.Të gjitha kompani në fushën e naftës, disa të lidhura me njëra tjetrën. A janë këta përfituesit më të mëdhenj nga falja e borxheve të qeverisë, apo i kanë shlyer detyrimet?Kjo mbetet për t’u parë, kur tatimet të bëjnë publike listën e përfituesve. E sigurtë është që edhe këtë herë, pjesën dërrmuese e qindra milionë eurove borxhe që do falen do ta përfitojnë vetëm një grusht kompanish.

5 mijë tendera dhe 116 mln euro në mes; ja përfituesit e mëdhenj

Vitin e kaluar, institucionet e shtetit zhvilluan mbi 5 mijë tendera publikë në të cilët shpenzuan 655 milionë euro në tendera. Por, gjysma e kësaj shume u përfitua nga 57 kompani. Top Channel zbardh listën e 11 subjekteve kryesues, që kanë përfituar në total 116 milionë euro tendera për mallrat dhe shërbimet e ofruara shtetit në 2016. Në vend të parë është subjekti “Fusha”, që ka marrë 13, 2 mln/euro tendera.

Vlerat e perfituara nga tenderat publike

Viti 2016

Kompania Shuma

FUSHA 13, 2 Mln/euro
G.P.G COMPANY 13, Mln/euro
KASTRATI 12, 7 Mln/euro
ITAL-PROJEKT 12, 3 Mln/euro
EVEREST 11,4 Mln/euro
INFOSOFT SYSTEMS 10,6 Mln/euro
ALBA KONSTRUKSION 8,98 Mln/euro
AGI KONS 8, 84 Mln/euro
AUSTRIA STRABAG 8,83 Mln/euro
SHPRESA SHPK 8, 62 Mln/euro
PE-VLA-KU 8, 09 Mln/euro
Totali 116,8 Mln/euro

Koncesionet, ku shkojnë 70 mln euro nga buxheti?

Qeveria do të paguajë 70 milionë euro nga buxheti për kompanitë koncesionare gjatë vitit të ardhshëm. Por kush janë përfituesit më të mëdhenj nga fondet publike përmes koncesioneve?

Në vendin e parë renditet koncesioni i skanimit të doganave. Vitin që vjen kompania S2 Albania do të marrë 12 milionë euro nga qeveria. Pas saj vjen koncesioni i sterilizimit i dhënë në vitin 2014. Kompania Sani Service do të përfitojë 11.5 milonë euro nga paratë e taksapaguesve për sterilizimin e pajisjeve kirurgjike.

Lista pasohet nga koncesioni i hidrocentraleve mbi lumin Devoll me 10 milionë euro, inceneratori për përpunimin e mbetjeve në tiranë 7.5 milionë euro. Pas tyre vijnë tre koncesione të tjera në shëndetësi; Laboratorët, shërbimi i dializës dhe chek upi. këto do të marr nga 5 deri në 6.5 milionë euro secila nga paratë e buxhetit, ashtu si dhe dy inceneratorët e tjerë në fier dhe elbasan.

Të dhënat tregojnë se koncesionet kanë norma të larta fitimi. Për ato në fushën e shëndetësisë normat e fitimit arrijnë deri në 40 për qind e të ardhurave bruto.

Por këto janë vetëm koncesionet që paguhen nga buxheti. Ka dhe disa kontrata të tjera, barra e të cilave paguhet direkt nga qytetari, si aeroporti, pasaportat, kolaudimi i automjeteve, Petrolifera dhe shumë të tjerë.

Vitin e kaluar kontratat koncesionare realizuan 150 milionë euro të ardhura bruto dhe paguan vetëm 8 milionë euro tatim fitimi. Më pak se 5 për qind e taksave që qytetarët paguajnë nga rroga.

Next Post
Ngrohja globale do të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri

Uji në Tiranë, kryeqyteti ka çmimin më të ulët në të 12 qarqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com