• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LISTA/ Kosova në mars në UEFA, ja si “masakrohet” Kombëtarja shqiptare

by
19/09/2015 06:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LISTA/ Kosova në mars në UEFA, ja si “masakrohet” Kombëtarja shqiptare

UEFA duket se po përgatit anëtarësimin e Kosovës dhe dhënien e të drejtës për t’u përfaqësuar në garat europiane në rang klubesh dhe kombëtareje. Pranimi në UEFA do të bënte më të lehtë edhe anëtarësimin në FIFA. edhe pse më parë Kosova duhet të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë që ky lajm, edhe pse pozitiv, mund të sjellë edhe një “përplasje” mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi nëse Kosova do të pranohet me të drejta të plota në mars të vitit të ardhshëm në UEFA dhe FIFA, mund të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018, i cili mbahet në Rusi. Por ajo që pritet të vuajë më shumë këtë risi është Kombëtarja e Shqipërisë, e cila vitet e fundit të gjithë lojën e saj e ka bazuar te futbollistët nga Kosova. Po çfarë do të ndodhë nëse lojtarët me origjinë nga Kosova do të largoheshin nga kombëtarja e Shqipërisë, duke mos harruar faktin që Shqipëria vitet e fundit e ka rritur nivelin e saj pikërisht falë futbollistëve kosovarë. Aq sa kemi shpresa dhe mundësi të kualifikohemi për herë të parë në një evropian.

Kosovarët që luajnë për Shqipërinë

Janë plot 17 lojtarë nga Kosova që luajnë për ekipin kuqezi. Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Herolind Shala, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Debatik Curri, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Vullnet Basha, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Valdet Rama, Alban Meha, Amir Rrahmani e Shkëlzen Gashi, janë lojtarët që e përfaqësojnë Shqipërinë në vitet e fundit.

Por, shtrohet pyetja: me pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, a do ta lënë ata Shqipërinë për Kosovën? Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, ata mund të zgjedhin se ku duan të luajnë. Jo vetëm ata, por edhe lojtarët kosovarë që përfaqësojnë vendet tjera. Ndërkohë që është interesant fakti që në dy ndeshjet e fundit, me Danimarkën dhe Portugalinë si titullarë (pa llogaritur zëvendësimet) të kombëtares tonë luajtën luajnë vetëm tre futbollistë nga Shqipëria. Dhe ky fakt e tregon qartë se si do të ishte kombëtarja shqiptarë pa futbollistët e saj me origjinë nga Kosova.

Debati

Ndërkohë që ky debat nuk është i ri. Që kur Kosova kërkoi anëtarësimin në UEFA dhe në FIFA ka pasur deklarata të ndryshme për ekipin kombëtar. Vlen të theksojmë se ekipet kombëtare të Shqipërisë në radhët e tyre kanë afro 50 lojtarë kosovarë. Kurse, veç përfaqësuesja A numëron mbi 20 futbollistë nga Kosova. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, lidhur me këtë çështje deklaroi para disa kohësh se të gjithë shqiptarët duhet ta kenë një Kombëtare. Sipas liderit të ekipit kombëtar, të gjithë shqiptarët duhet ta kenë një komb, një kombëtare. “Skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një. Të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese”, ka thënë Cana./Javanews.al

 

Kosovarët që luajnë në ekipin kombëtar

Lorik Cana

Armend Dallku

Debatik Curri

Samir Ujkani

Ahmed Januzi

Mërgim Mavraj

Etrit Berisha

Besart Berisha

Burim Kukeli

Alban Meha

Amir Abrashi

Migjen Basha

Vullnet Basha

Azdren Llullaku

Ilir Berisha

Loret Sadiku

Shkëlzen Gashi

Ermir Lenjani

Valdet Rama

Agon Mehmeti

Taulant Xhaka

 

Kombëtarja e Kosovës do të ishte superfuqi në Evropë

Nëse Kosova do të lejohet të luajë me kombëtare të saj, atëherë sipas rregullave, çdo lojtar me origjinë nga Kosova, edhe pse mund të luajnë me kombëtare të vendeve të tjera, ata do të lejohen të luajnë me kombëtaren e Kosovës, nëse do ta dëshirojnë diçka të tillë. Dhe në këtë mënyrë, sipas ekspertëve Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport. Janë në veçanti shumë futbollistë me origjinë nga Kosova që luajnë me shtete të tjera, siç është rasti i Xherdan Shaqirit që luan me Zvicrën, apo edhe i Adnan Januzajt që ka zgjedhur Belgjikën. Por gjithçka duhet pritur nëse Kosova do të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe gjithashtu se çfarë do të vendosin futbollistë si: Shaqiri, Januzaj, Behrami, Cana, Berisha e shumë të tjerë.

Formacioni imagjinar i kombëtares së Kosovës

Portier: Etrit Berisha, Samir Ujkani

Mbrojtës: Lorik Cana, Taulant Xhaka

Shkodran Mustafi, Mërgim Mavraj, Ilir Berisha

Mesfushorë: Përparim Hetemaj,  Migjen Basha, Amir Abrashi), Shkëlzen Gashi, Alban Meha, Valdet Rama, Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Januzaj

Sulmues: Xherdan Shaqiri, Besart Berisha, Ahmed Januzi, Fatos Beqiraj

 

Next Post

Beqaj: Brenda tetorit, koronarografi edhe në orët e vona të natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In