• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: Brenda tetorit, koronarografi edhe në orët e vona të natës

by Java News
19/09/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kabineti i hemodinamikës në shërbimin e kardiologji/ kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka tashmë një aparat të ri angiografie. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi sot në këtë institucion me rastin e vënies në punë, të kësaj pajisjeje për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

“Instalimi i kësaj pajisjeje të teknologjisë moderne e bashkëkohore do të mundësojë që brenda muajit tetor nëse një pacient do të ketë nevojë të bëjë një koronarografi në shërbimin publik, do të mund ta bëjë atë edhe nëse paraqitet gjatë natës, ndonëse deri më tani ky ekzaminim në orët e vona, ofrohej vetëm në spitalet private”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në takim.

Në fjalën e tij për të pranishmit, kreu i shëndetësisë tha midis të tjerash se “gjithçka kemi këtu me pajisjet, me mjekët, me personelin janë një bazë e mirë që brenda muajit tetor të kemi këtë shërbim 24 orë në shtatë ditë të javës”. Ai shpjegoi se përveç investimit për pajisje të reja bio-mjekësore, është shtuar edhe numri i personelit shëndetësor në shërbimin e hemodinamikës, si pjesë e nismës së ministrisë së Shëndetësisë për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në institucionet publike të ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT-së, shtoi se “nga viti 2013 në vitin 2015 është rritur me rreth 50% numri i koronarografive të zhvilluara në qendrën tonë spitalore, në kabinetin e Hemodinamikës, ndërkohë që është 24% më shumë se viti 2014”.

Sipas Prof. Dr. Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë, “vënia në punë e kësaj pajisjeje, së bashku me një furnizim më të mirë të materialeve të konsumit, ka bërë të mundur që qendra jonë QSUT të kthehet në një nga qendrat më të mëdha në gjithë rajonin, përsa i përket numrave, duke e shndërruar tashmë këtë shërbim në qendrën më të madhe të këtij specialiteti në rajon”.

Ky investim vjen menjëherë pas vënies në punë për herë të parë përveç QSUT-së, të qendrës së dytë publike të specializuar të hemodinamikës në vend në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në fillim të këtij muaji. Gjithashtu, me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave të miratuar më 29 korrik 2015 lidhur me shtesën e buxhetit për investimet e reja në shëndetësi, janë dhënë financime të rëndësishme dhe pajisje diagnostike për sëmundjet e brendshme që do të vihen në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm duke i zgjeruar ndjeshëm mundësitë për ofrimin e këtij shërbimi në institucionet tona publike, të financuara me paratë publike. (javanews.al / a.n)

Next Post

Lidhën kontratë të re me debitorin, pranga dy punonjësve të OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com