Përgjigjia negative që ka marrë nga Andrea Bocelli dhe nga Volo, dhe nga të gjithë artistët e tjerë që kanë refuzuar ftesën, për natën e galasë më 20 janar. Dhjetë javë pasi çuditi amerikën dhe gjithë botën me fitoren e tij, në zgjedhjet Amerikane, Donald Trump më 20 janar, do të betohet si president i 45-të i Shtëtëve të Bashkuara të Amerikës.
Por, janë të shumtë artistët botërorë që janë ftuar për të marrë pjesë në këtë event, por që kanë hequr dorë, duke e justifikuar refuzimin me qëndrimin që kanë kundër liderit të SHBA-së.
Një “Jo” është marrë edhe nga Italia, me grupin Volo, po më pas vokalisti ka shpjeguar: “Kemi refuzuar ftesën e tij, sepse nuk kemi qenë dakord me idetë e tij. Nuk mund të mbështesim një njeri, që e ka bazuar politikën e tij në populizëm, me sjelljen knesofobike dhe raciste.
2- Refuzimi elegant i Celin Dion
Sipas faqes amerikane rozë Tmz, Celin Dion ka refuzuar ftesën presidenciale sepse “ishte e zënë”.
3-Jo-ja politike e Kiss
Banda trasgresive në SHBA, e ka refuzuar ftesën e presidentit të ri. Kjo, duke iu referuar statusit të gruas së liderit Gene Simmons, Shannon në profilin e saj në Twitter.
4-Përgënjeshtrimi i Elton John
Zëdhënesi i artistit anglez, Fran Curtis, ka njoftuar zyrtarisht se “Elton nuk do të këndojë në natën e inagurimit të presidentit Trump”. Njoftimi është bërë i nevojshmë pas lajmërimit, të bërë nga një anëtar i stafit të presidentit të sapozgjedhur.
5-Garth Brook nuk do të jetë
Nuk do të jetë në këtë mbrëmje edhe ylli i muzikës country, Garth Brooks, i cili ka konfirmuar refuzimin e tij të madh.
6-Shakaja e Chainsmokers
Një gazetar, ndoshta për shaka, kishte shkruar se dy te bashkuarit nën emrin, The Chainsmokers do të marrin pjesë në natën e inagurimit në 20 janar. Batuta është përgënjeshtruar nga menaxheri i bandës.
7-Ylli i ri i “America’s got Talent”
Jackie Evancho, mbretëresha gjashtëmbëdhjetë vjeçe e spektaklit të eksportuar në të gjithë botën është një ndër nga të paktët artistë, të konfirmuar në Ditën e Inagurimit të Donald Trump.
8- Dhimbja e stomakut të kërcimtarëve
Edhe ansambleja e kërcimit “The Radio City Rockettes”, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në eventin e 20 janarit.
Megjithatë, disa balerina janë në mëdyshje, të zëna ngushtë dhe të shqetësuara, asnjëra nga balerinat me ngjyrë nuk ka vendosur të marrë pjesë.
9- Jo-ja e David Foster
Muzikanti kanadez ka një shëni për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që e mendonin të sigurtë pjesëmarrjen e tij ( ose edhe rolin organizativ), për natën e presidencës së Trump.
“Me edukatë dhe respekt kam refuzuar. Çdo lajm tjetër në lidhje më çështjen është i pabazë.”
10- Ice T
Ice T ka hedhur në Tëitter refuzimin e tij zyrtar, të cilin e ka marrë nëpërmjet telefonit: “ Nuk jam përgjigjur, pastaj kam bllokuar numerin e atij që më telefonoi”, ka shkruar artisti afro amerikan.
11- Gjendja e Rebekës
Këngëtarja britanike Rebeka Ferguson ka sqaruar se do të marrë pjesë, vetëm nëse intepreton këngën “Strange Fruit”, një këngë e bërë e famshme nga Billie Holiday, e cila u bë himn i fushatës, anti raciste në botë.
12- Po-ja e korit Mormon
Vokali i ansamblit “Kori Mormon”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në faqen zyrtare të kishës mormone në SHBA.
13- Jo-ja e paralajmëruar e Adam Lambert
I intervistuar nga BBC-ja për pjesëmarrjen e tij të mundshme në koncertin për nder të Donald Trump, kantautori u përgjigj se “Nuk do të marrë para nga një tip i atillë.”
14-Jo-ja e Matt Healy e The 1975
Edhe Matt Healy, udhëqësi i grupit të rrokut britanik “The 1975”, do të jetë i gatshëm nëse do ta “superpaguante”. Por , do të plaste një revoltë.”
16-Deklarata e John Legend
Kantautori John Legend ka deklaruar për BBC: “ Ai që punon me krijimet e vetat, duhet të hedhë poshtë urrejtjen dhe intolerancën. Mendoj se është për të ardhur keq, që shumë krijues bien dakord për të bashkëpunuar me dikë që sillet në mënyrë fanatike, duke predikuar urrejtje dhe përçarje.”
17-Jo-ja e Dixie Chicks
Edhe grupi i countrit, e përbërë vetëm nga femra ka shpjeguar , nëpërmjet menaxherit të tyre që nuk do të pranonte kurrë një ftesë të atillë.
18-Batuta e Rick Astley
“Varet se sa i madh është çeku”, i është përgjigjur pyetjes së BBC-së për një pjesëmarrje të mundshme në mbrëmjen e 20 janarit. Por, pak më vonë ka shtuar “Sidoqoftë, si Donald Trump apo kushdo tjetër, nuk jam i sigurtë që do të luaja për një president amerikan. Për të qenë i sinqertë, nuk ka vend për një artist britanik.”
19-Të pavendosurit Beach Boys
Beach Boys kanë qenë të ftuar në fillim të janarit, dhe nuk e kanë zgjidhur akoma çështjen e pjesëmarrjes së tyre për ditën e Inagurimit.
20-Jo-ja e vonuar e Andrea Boçelit
Artisti Italian në fillim kishte pranuar, po më pas ndryshoi mendje nga presioni i vazhdueshëm që i bënë fansat në mediat sociale. “Situata po bëhet jo vetëm joinkurajuese, por edhe po protestohet shumë . Nuk ka asnjë mënyrë që unë ta bëj këtë koncert”, tha ai me mirëbesim për një burim të NewYorkut. (dritare.net)