• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista/ Ja 22 emrat që hoqi Berisha nga PD dhe 4 deputetët që hoqi Basha, mes tyre edhe liderin historik

by Java News
11/09/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi personal i Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar demokrat i PD-së ka shkaktuar reagime dhe debate të shumta brenda PD-së.

Sali Berisha -Lulzim Basha debimet

Ndonëse Basha e cilësoi si vendimin më të vështirë të marrë ndonjëherë dhe vlerësoi kontributin e Berishës në krye të demokratëve, ai u shpreh se kjo ishte një barrë e rëndë, por vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike.

Largimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar nuk është i pari, pasi nga aty janë përjashtuar plotë 26 deputetë.

Ish-Kryeministri Berisha gjatë karrierës së tij politike nga viti 1992 deri në vitin 2006 ka përjashtuar nga radhët e Grupit Parlamentar 22 deputetë të Partisë Demokratike.

I pari që ka larguar nga radhët e demokratëve sipas Institutit të Studimeve Politike ka qenë Gramoz Pashko, i cili u “dëbua” në vitin 1992 nga selia blu për kritika ndaj lidershipit të saj.

Po ashtu, në vitin ‘92 u përjashtua dhe Arben Imami për shkak se tentoi të krijojë fraksione brenda PD-së.

Ajo që bie në sy në të gjitha largimet e mëparshme është se vendimi për të përjashtuar ata deputetë është marrë nga struktura drejtuese të partisë.

Vendimi për përjashtimin e Berishës është vendimi i dytë personal nga Kryetari i PD-së, por me një ndryshim, pasi në vitin 2006, Sali Berisha ngriu me vendim individual Spartak Ngjelën për shkak të kritikave ndaj lidershipit të PD-së, ndërkohë që largimet e tjera janë bërë me vendim të strukturave të selisë blu.

Ndërkohë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në total ka përjashtuar nga radhët e PD-së 4 deputetë, mes të cilëve Sali Berishën.

Lulzim Basha largoi nga PD-ja, Mhill Fufin, Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin se thyen vendimin e PD-së për të djegur mandatet.

Ndërkohë, Basha largoi me vendim individual Sali Berishën pse u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nëse shohim me kujdes listën e 22 “përjashtimeve” nga Berisha, konstatojmë që përveç Spartak Ngjelës, i ngrirë me vendim të kryetarit, 14 janë përjashtuar me vendim të Këshillit Kombëtar, 5 me vendim të Konferencës dhe 2 me vendim të Kryesisë.

Next Post

Strategjia kundër Bashës/ Ja si Berisha po organizon mediat e familjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In