Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave, në përbërje të të cilit janë nëpunës të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS dhe drejtohet nga drejtori i kësaj drejtorie.
Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.
Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.
Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë udhëzim, përfundojnë brenda 45 ditëve në rastet e aplikimit online, dhe brenda 3 muajve në rastet e aplikimit në formë shkresore. Afatet e përcaktuara në këtë udhëzim për njësimin e kualifikimeve, gradave apo titujve i referohen datës së plotësimit të praktikës me të gjithë dokumentacionin.
Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Shqipërisë) përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave.
Tarifa për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe kornizës europiane të kualifikimeve (me përjashtim të njësimit të gradave shkencore), për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 2,000 (lekë për aplikimet e kryera online dhe 4,000 (katër mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.
Për gradat shkencore tarifa për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 3,500 (tre mijë e pesëqind) lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 (pesë mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Aplikimi mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MAS dokumentacionin e mëposhtëm, për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare të nivelit 5 deri në nivelin 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (me përjashtim të diplomave të doktoratës), i cili duhet të përmbajë:
-Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore), ose atë të printuar pas aplikimit online (në rast se aplikohet online).
-Diplomën ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve (në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën).
-Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës;
-Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës.
-Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore).
Emrat e diplomave të njehësuara deri më datën 23 shkurt:
1. Achile Aveta
2. Adela Brari
3. Alboren Hasanbelliu
4. Albulena Ukimeraj
5. Alice dall’Asta
6. Alket Zani
7. Alkida Prodani
8. Andrea Shllaku
9. Ani Milo
10. Anisa Gjika
11. Antonella Toma
12. Arakela Qeli
13. Ardit Kurti
14. Arijana Gashi
15. Arjola Kaci
16. Arsim Begunca
17. Aurora Boco
18. Avdyl Kastrati
19. Bekim Hysaj
20. Bernard Balla
21. Besarta Taci
22. Besiana Tifeku
23. Besim Arifi
24. Besjan Xhuglini
25. Bledar Ali
26. Blerta Haliti
27. Bojken Sinaj
28. Bruno Salliu
29. Bujar Hajdarmataj
30. Bukurie Bashukaj
31. Burim Mexhuani
32. Carmelo Rizzo
33. Christopher J. Tushaj
34. Constantino Manes Gravina
35. Dalip Lyla
36. Dhurata Nixha
37. Donard Braha
38. Dorian Meta
39. Driton Fetahu
40. Driton Saqipi
41. Edison Koçi
42. Edjola Hoxha
43. Edval Zoto
44. Elton Arapi
45. Emine Daci
46. Enea Bamallari
47. Enea Korkuti
48. Enea Rapo
49. Enis Berisha
50. Enisa Terniqi
51. Enkelana Lekli
52. Enxhi Kallogjeri
53. Erda Prençi
54. Ergi Xhoxhaj
55. Eridona Pupla
56. Ermal Koxhaj
57. Ermal Meta
58. Ermal Meta
59. Ermira Rexhaj
60. Ervin Kostandini
61. Fabio Benvenuti
62. Flavi Furriku
63. Genci Shehu
64. Geralda Përrenjasi
65. Gjergji Pulia
66. Gjovalin Stolaj
67. Haki Qyra
68. Hasime Kërnaja
69. Hendrit Qevani
70. Heraldo Koçiaj
71. Jemin Muça
72. Julian Isufaj
73. Julian Lesi
74. Julie Elizabeth Moberg
75. Klajdi Sinjari
76. Klara Jahollari
77. Klarita Firaj
78. Klaudian Mziu
79. Kosta Lapa
80. Kristian Dimareli
81. Kubra Meric
82. Ledian Hasa
83. Lorena Gjepa
84. Lorena Sanxhaku
85. Majlinda Begolli
86. Mandrit Kamolli
87. Manushaqe Bruçi
88. Marjo Cërriku
89. Mehdi Pllashniku
90. Meral Ari
91. Mikel Tarusha
92. Mirjeta Domniku
93. Naim Gashi
94. Nevila Ikonomi
95. Nikolaos Anatolakis
96. Nikolin Miti
97. Orjon Rroji
98. Pajtim Kurti
99. Prion Përmeti
100. Qamil Gjyrezi
101. Redona Panoti
102. Rilind Ademi
103. Romela Topi
104. Romjana Çupi
105. Sebastino Girmenia
106. Shehadin Rystemi
107. Shpresa Kadrimi
108. Skënder Buja
109. Sokol Kapidani
110. Stavri Pici
111. Suela Cevani
112. Syri Zharri
113. Teki Shala
114. Theodoros Metaxas
115. Valbona Likaj
116. Vicente Daniel Rossetti
117. Xhulio Gjermani