• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lista e zezë” e Edi Ramës

by Skënder Minxhozi
13/07/2017 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press” 

Ramën e sulmojnë përditë në rrjetet sociale. Bashkë me të, aty sulmohen ashpër ministrat e tij, deputetët, pa harruar sigurisht edhe krahun tjetër, opozitën, me akuzat që ajo mbart nga koha kur ishte në pushtet. Do të ishte mirë që një pjesë e këtij “tëmthi” të hidhur publik që derdhet kundër shtetarëve tanë në internet, rrugë apo kafene, të kishte zënë vend disi edhe në listën që po komentojmë. Do ta bënte më të besueshme dhe më reale, paçka se mund të prekte ambiciet e ndonjë emri VIP, kandidat për ministër ose zyrtar i lartë në qeverinë e re

Ky ushtrim i munguar vetëpastrimi, e lë iniciativën në fjalë në kufijtë klaustrofobikë të një tentative kalimtare, më shumë sesa të një fillimi të ri të ndryshëm nga ajo që kemi parë në këto vite. Megjithatë Rama ka ende kohë për të na treguar sesa seriozisht e ka me luftën kundër abuzimit e korrupsionit. Na ka premtuar se gjuetia sapo ka nisur dhe se tani që e ka timonin vetë, gjërat do shkojnë ndryshe. Të shohim…

LISTA E ZEZË E EDI RAMËS

Edhe kësaj radhe nuk na dha emra ministrash. Sepse ato i mban mbyllur në mendjen e tij, me kënaqësinë cinike të njeriut që ka në dorë diçka që të tjerët s’e kanë, por që e di se e duan. Mbajeni kuriozitetin qeveritar në frigorifer, për pas pushimeve! Dje Edi Rama doli në publik jo me fotot e tij të zakonshme të Rilindjes Urbane apo me personazhet e Amarcord që i gjen me shije e klas, por me një listë të gjatë emrash të cilët në pamje të parë shumëkujt nuk i thonë asgjë. Të gjithë emrat e listës, siç u tha në raportin që e shoqëronte, janë pjesë e denoncimeve të publikut të thjeshtë, në rubrikën e hapur nga kryeministri, për sugjerimet e vërejtjet që lidhen me qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Zyrtarë të ujësjellësit në Koplik, mjekë në Memaliaj, nëpunës hipoteke në Gramsh apo inspektorë doganash në Kakavijë e kudo tjetër ku ka një pikë kalimi kufitar. Dominojnë doganat, hipotekat dhe zyrat e pronave. Me fjalë të tjera, asgjë e re dhe e padëgjuar më parë, kur flitet për perceptimin e publikut shqiptar për zyrat e shtetit!.

Së pari duhet thënë se kryeministri shqiptar po shfaq një profil parimisht të lavdërueshëm agresiv, kundër abuzivizmit në administratë, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale. Ky qëndrim proaktiv vjen si inerci e fushatës elektorale, ku ai foli gjatë për tepsinë dhe impaktin e saj negativ në punët e vendit, por edhe si një nevojë që Edi Rama e ndjen si shtysë të brendshme, për të lëvizur energjikisht në drejtim të pastërtisë së qeverisjes që drejton. Si një garanci që vetë qeverisja të jetë jetëgjatë dhe e qëndrueshme, në pozitën kur nuk ka më as LSI dhe as PDIU për t’ua hedhur mbi shpinë gurin e dështimeve.

Rama po premton të dëgjojë shqiptarët dhe ne duhet t’i themi atij “më mirë vonë se kurrë”. Nuk kemi të drejtë ta paragjykojmë, por të drejtën për ta gjykuar vazhdojmë ta kemi të plotë dhe sovrane.

Në këtë aspekt, lista e zezë e Ramës përbën një ushtrim parimisht të lavdërueshëm denoncimi, por me jo pak bishta dhe dilema nga pas. Që të gjitha asfare të lidhura me ndonjë dëshirë çfarëdo, për të mbrojtur një skotë zyrtarësh që të gjithë e dimë sesa e inkriminuar është. Por të lidhura shumë ngushtë me seriozitetin e shtetit në luftën reale, e jo teatrale, kundër korrupsionit dhe mbartësve të tij. Duam, kemi nevojë urgjente, për një proces të thellë, serioz dhe shterues pastrimi të të gjitha kateve të shtetit. Një proces që shkon konform frymës dhe qëllimit final të reformës në drejtësi, e që qëndron prej muajsh i gdhendur në frazën lapidare të komisionerit Johannes Hahn “po presim të shohim peshqit e mëdhenj”…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në këtë link:

http://afp.al/news/2017/07/lista-e-zeze-e-edi-rames-opinion-nga-skender-minxhozi-36861/

Next Post
VIDEO/ Kënga që shpëtoi një shtet nga falimentimi i sigurtë

VIDEO/ Kënga që shpëtoi një shtet nga falimentimi i sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com