• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lista e shteteve dhe armatimeve: Ndihma ushtarake nga e gjithë bota drejt Ukrainës – kush po lufton kë?

by Java News
01/03/2022 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe shtete neutrale si Suedia kanë nisur të dërgojnë armë dhe ndihma ushtarake drejt Ukrainës.

Në një kohë kur konflikti po avancon dita ditës, duket se shumë shpejt ai mund të kthehet në një luftë proxy mes forcave perëndimore dhe Moskës.

Deri tani, sipas raportimeve të autoriteteve ukrainase të paktën 350 civilë kanë mbetur të vrarë si pasojë e bombardimeve ruse.

Në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara kanë raportuar se të paktën 368,000 ukrainas janë larguar jashtë vendit – shumica prej tyre në Poloni.

Kjo është lista e shteteve që kanë dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë deri tani:

Shtetet e Bashkuara

Më 25 shkurt, presidenti amerikan Joe Biden instruktoi Departamentin e Shtetit të dërgonte një sasi armësh me vlerën e $350 milionë dollarëve drejt Ukrainës.

Ukraina ndërkohë po kërkon që të pajiset me armë anti-tank dhe raketa Stinger – të nevojshme për të rrëzuar avionët rusë.

Pentagoni shtoi se artileria e dërguar në Ukrainë përfshin blinde anti-tank, armë dore, veshje mbrojtëse dhe municione të ndryshme.

Gjatë vitit të shkuar, SHBA ka dedikuar më shumë se $1 miliardë dollarë për asistencë ushtarake në Ukrainë.

BE

Për herë të parë në histori, BE po financon blerjen dhe dërgimin e armëve pasi liderët europianë ranë dakord të transportojnë një sasi armësh me vlerën $509 milionë dollarë drejt Kievit.

Josep Borrell ka deklaruar gjithashtu se disa shtete europiane po dërgojnë avionë luftarakë drejt Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar

Që në janar, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace deklaroi se Mbretëria e Bashkuar kishte “marrë vendimin për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimesh mbrojtëse”.

Ditën e mërkurë, zyrtarë britanikë premtuan se do të nisnin dërgesat e sistemeve ushtarake vdekje-prurëse drejt ushtrisë ukrainase.

Franca

Franca, e cila i kishte nisur tashmë dërgesat e ndihmave ushtarake, po vazhdon të dërgojë pajisje të tjera ushtarake së bashku me naftë drejt Ukrainës.

Parisi gjithashtu pohoi se do t’i përgjigjeshin një kërkese të hershme të Ukrainës për armë anti-raketë si dhe arsenale të armëve digjitale.

Holanda

Holanda do të furnizojë Ukrainën me raketa ajrore dhe sisteme anti-tank, sipas deklaratave të qeverisë holandeze ditën e shtunë.

Gjithashtu, holandezët kanë rënë dakord të dërgojnë 200 raketa Stinger dhe 50 armë anti-tank Panzerfaust.

Gjermania

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 1,000 armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme e cila hodhi poshtë politikat e ndjekura deri tani nga Berlini – të cilat ndalonin eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit.

Kanadaja

Otava po dërgon armatime ushtarake drejt Ukrainës dhe po i jep një kredi prej $394 milionë dollarësh Kievit për vetëmbrojtje.

Suedia, Norvegjia dhe Danimarka

Suedia po shkel qëndrimin e saj historik duke dërguar 5,000 armatime anti-tank drejt Ukrainës në një kohë që Danimarka po kontribuon me rreth 2,700 të tjera.

Norvegjia gjithashtu po dërgon helmeta dhe veshje anti-plumb, si dhe rreth 2,000 armatime anti-tank M72.

Finlanda

Finlanda e cila është njohur gjithashtu historikisht për qëndrimin e saj neutral, ka furnizuar Ukrainën me rreth 1,500 raketa lëshues; 2,500 mitraloza, 150,000 seri municionesh dhe rreth 70,000 racione të ushqimit të koncentruar ushtarak.

Belgjika

Belgjika gjithashtu ka deklaruar se do të dërgojë rreth 3,000 mitraloza, 200 anti-tank dhe 3,800 ton naftë.

Portugalia

Portugalia po i dërgon Ukrainës syze me rreze infra të kuqe për shikim gjatë natës, jelek anti-plumb, helmeta, granata, municione dhe pushkë automatike G3.

Greqi

Greqia ka dërguar gjithashtu pajisje për mbrojtje ushtarake së bashku me ndihmë humanitare.

Rumania

Rumania po ofron shërbim mjekësor për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë në 11 spitalet e saj ushtarake, së bashku me naftë, jelekë anti-plumb, helmeta dhe të tjera materiale ushtarake me vlerën $3.3 milionë dollarë.

Spanja

Spanja ka premtuar 20 ton ndihma për Ukrainën – shumica e të cilave janë ndihma shëndetësore dhe pajisje vetë-mbrojtjeje si jelekët anti-plumb.

Republika Çeke

Praga konfirmoi dërgimin e 4,000 mortajave drejt Ukrainës si dhe një arsenal prej 30,000 pistoletash, 7,000 mitralozash, 3,000 pushkëve dhe snajperëve së bashku me 1 milion plumba.

Kroacia

Kroacia do të dërgojë një sasi armësh dore dhe veshjesh mbrojtëse me vlerën e 16 milionë eurove./m.j

Next Post
Britania e Madhe shpall sanksione ndaj Bjellorusisë: Lukashenko po nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm rus

Britania e Madhe shpall sanksione ndaj Bjellorusisë: Lukashenko po nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In