Kryebashkiaku i Shkodrës dhe drejtues politik i këtij qarku Benet Beci ka nxjerrë listën e propozuar të 11 kandidatëve të PS për këtë qark.
Benet Beci: E para në listë është Marjana Koçeku nga platforma deputeti që duam, Onid Bejleri një profesionist i përkushtuar dhe inxhinier, Xhenis Çela që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka përvojë në bashkëpunimin ndërkombëtar. I katërti në listën e mbyllur është Bujar Rexha nga komuniteti i Malësisë së Madhe.
Lista e hapur është si më poshtë; Edona Bilali, Ervin Doda, Holta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lezha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahiu, Nertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullazi.